Gjirokastër: Mbi 10 mijë turistë në 5 muajt e fundit në kalanë e qytetit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mbi 10 mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar në 5-mujorin e fundit Kalanë, pjesën muzeale dhe Qafën e Pazarit në Gjirokastër, ndërsa fluksi pritet të rritet në vijim, pasi agjencitë turistike flasin për një destinacion të sigurtë të tureve.

Ermira Çuberi, drejtore e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muzet të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), tha se fluksi më i madh i turistëve është regjistruar në Maj, kohë kur u çel dhe ekspozita me shpikjet e gjeniut italian, Leonardo Da Vinçi në Kala.
“Gjatë ekspozitës 10-ditore, kalaja u vizitua nga 6 mijë turistë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë gjatë 20 viteve të fundit”, shprehet Çuberi.
Ajo thotë se investimet e kryera në Kala, promovimi dhe dy aktivitetet e rëndësishme kulturore si ekspozita dhe festivali “Takimet muzikore të dy botëve”, kanë ndikuar në rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve.
“Parashikohet që ky numër të rritet gjithmonë e më shumë. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me agjensi të ndryshme turistike vendase dhe të huaja që na kanë konfirmuar se një numër i lartë turistësh e kanë përzgjedhur Gjirokastrën si një destinacion turistik”, siguron Çuberi.
Në vitin 2009, që u cilësua si viti më i suksesshëm turistik, qyteti i gurtë u vizitua nga rreth 20 mijë turistë.
Fillimet e Gjirokastrës si vendbanim lidhen ngushtë me kalanë. Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, Gjirokastra u bë qëndër e feudalëve shqiptar të Zenebishtëve.
Kalaja madhështore tërhiqte vëmëndjen e udhëtarëve të huaj. Të dhëna me interes për kalanë vijnë nga Evlia Celebi. Qyteti mori fizionominë e një qyteti tipik mesjetar në shek. XII- XIII, kohë në të cilën shtrihet dhe jashtë mureve të kështjellës.
Në periudhën mesjetare, qyteti i Gjirokastrës shërbente si qytet qendër për gjithë luginën e Drinos. Lugina e Vjosës së Sipërme dhe rrethinat për rreth, formojnë krahinën e Përmetit. Ajo, u krijua si një njësi administrative nga osmanët në shekullin XV me qëndër Përmetin, nën juridiksionin e Sanxhakut të Gjirokastrës.
Për pozitën dominuese dhe kalanë e mirëmbajtur, Gjirokastra, pas pushtimit osman caktohet qëndër e Sanxhakut të Delvinës. Sipas regjistrimit osman të vitit 1431-1432, qyteti numuronte 20 shtëpi. Në fund të shek. XIV ky numër rritet në 380, kurse në fillimet e shek XVI (1506-1507) ishin rregjistruar 143 vendbanime dhe rreth 200 shtëpi, jashtë kështjellës.
Në shekullin XVII, qyteti u karakterizua nga zhvillime të ndjeshme dhe numëronte rreth 1200-1500 banorë. Në rrjedhën e kohës lagjet “Palorto”, “Manalat” e “Dunavat” morën formën e asambleve monumentale.
Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe pas 32 vjetësh në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s