Reportazh/ Vera përmetare, një traditë e hershme dhe e pëlqyer

Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Kur pi një gotë verë Përmeti më kujtohet Laver Bariu. Pasi dëgjoj tingujt e gërnetës së Usta Bariut më bien ndërmend vargjet e Naimit dhe më pas më kujtohet Mid’hat Frashëri; thotë gazetari i njohur Mitro Çela, që pasi ka provuar 11 lloje të ndryshme verërash në panairin e çelur së fundi në Përmet, qytetin në jug të vendit, mendja i shkon te muzika dhe përmetarët e shquar.

Ai tregon se provoi pak nga të gjitha llojet e verës në këtë panair, duke filluar nga vera “Bejko”, “Doina”, “Jarazi”, “Meshin”, “Totoni”, “Qilarisht”, “Petran”, “Iljare”, “Kaludh”, “Atos” e “Almeger”, të gjitha të prodhuara nga përmetarët.
Ardian Totoni, 40 vjeç, 1 nga 11 pjesëmarrësit e panairit, thotë se vera e Përmetit është me nam në jug të vendit dhe të ardhurat janë të mira, si për fermerët dhe prodhuesit e saj.
“Im atë e ka praktikuar këtë profesion 52 vjet më parë, në vitin 1958. Aktualisht këtë zanat i’a ka përcjellë të birit”, shprehet Totoni, ish-emigrant në periudhën 1992-2001.
Sipas tij, vreshtat e rrushit janë në modë, sidomos në luginën e Vjosës.
“Prodhimi i verës është traditë përmetare dhe vitet e fundit numri i tyre është rritur ndjeshëm”, thotë Totoni, duke nënvizuar se vera pëlqehet shumë nga të huajt, por konsumohet shumë në Tiranë.
Totoni e hapi biznesin nëntë vjet më parë, pasi u kthye nga Greqia. Tregon se në moshë të re iku emigrant në Greqi dhe u kthye në vendlindje në vitin 2001 me objektiva të qarta.
“Në fillim hasa probleme, për shkak të infrastrukturës së dobët”, kujton ai, ndërsa shton se një pjesë e mirë e përmetarëve e kishin braktisur mbjelljen e vreshtarisë, kjo për shkak të mungesës së tregut.
“Në ato vite shteti i kishte braktisur fermerët, por gjërat ndryshuan, sidomos vitet e fundit”, thotë Totoni, ndërsa shton se vitin e kaluar siguroi me lehtësi 250 kv rrush nga fermerët vendas dhe me të prodhoi 100 kv verë.
Ai mendon se sivjet parashikon dyfishimin e prodhimit, pasi janë shtuar sipërfaqet me vreshtari.
“Këtu rriten të shëndetëshme vreshtaritë. Prodhimet janë të mbara dhe tregu i sigurtë”, vijon Totoni, i cili nuk i trembet konkurrencës, por tregut të huaj, për shkak të çmimit të ulët.
Më lirë, vijon ai, kushton vera e importuar se sa prodhimi vendas. “Po të flas në gjuhën ekonomike, kjo quhet anomali”, thotë Totoni, duke sugjeruar se shteti duhet të ndërhyjë për ta disiplinuar këtë treg, pasi buxheti i shtetit ka trefishuar subvencionin e prodhimin të vreshtarisë.
“Vera përmetare ka një cilësi të lartë dhe shanset për t’u futur në tregjet europiane do rriten ndjeshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian”, thotë Genc Ruli, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, i pranishëm në panairin e verës së Përmetit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s