Profil-biznes / Trifoni, bariu në shtegëtim

Nga Telnis Skuqi
PËRMET – Trifon Aliaj, baba i katër fëmijëve ka nisur prej katër ditësh një shtegëtim disamujor larg familjes dhe detit drejt kullotës verore me kopenë e tij prej 900 krerë dele në malin Faqekuq të Skraparit.

“Deti është për pushuesit,” thotë bariu nga Lapardhaja e Vlorës që shton se “shtegëtimi i bagëtive është i lodhshëm, rraskapitës dhe plot aventura, por ia vlen bara qiranë”.
Aliaj tregon se këtë profesion e ka trashëguar qysh në fëmijëri nga i ati dhe me kalimin e kohësh tufa është rritur në numër. “Delet po nuk i mbajte, nuk të mbajnë”, thotë Aliaj, duke theksuar se shtegëtimi i përvitëshëm i bagëtive fillon në qershor dhe mbaron në dhjetor.
Aliaj tregon se nga Lapardhaja deri në Faqekuq janë 300 kilometra dhe rruga zgjat 10 ditë, por në ditë me shi udhëtohet më mirë dhe më shpejt. “Delet ndihen të lehtësuar nga vapa”, shprehet Aliaj, ndërsa shpjegon se nga Lapardhaja deri në Përmet ka udhëtuar për 3 nga 4 ditë, që kishte parashikuar.
Ai thotë se udhëtimi nis në agim dhe përfundon në orët e vona të mbrëmjes.
“Mali Faqekuq ka vend për të gjithë, pasi ka kullota me bollëk”, thotë Aliaj, duke shtuar se në atje grumbullohen të paktën 70 mijë kokë dele.
Për të, ky shtegëtim i përvitshëm do të ishte e pamundur pa ndihmën e të tretëve.
“Kam punësuar katër çobanë nga Elbasani, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë periudhës së shtegëtimit”, pohon Aliaj, ndërsa shton se një ndihmës përfiton 300 mijë lekë të vjetra dhe ka të garantuar shpenzimet e ushqimit.
Aliaj shpjegon, se jugorët e kanë traditë shumëshekullore shtegëtimin e blegtorisë.
“Çobanët e jugut dhe vllehët (arumunë) njihet në jug të vendit për rritjen e bagëtive. Në kohën e Zogut një familje mund të kishte 10 mijë kokë dele”, kujton ai.
Vitet e fundit Aliaj ka përfituar nga subvencionet e shtetit për mbarështimin e blegtorisë dhe për prodhimin e qumështit. “Kam aplikuar dhe kam fituar katër herë. Jam shumë i kënaqur”, thotë ai, ndërsa nguron të tregojë shumën e përfituar.
Ai thotë se nuk ka ndërmend ta braktisë këtë zanat edhe sikur t’i ofrojnë “çekun e bardhë”.
“Jam ende i ri për ta menduar një gjë të tillë. Në kohët më të vështira blegtoria më ka siguruar familjen dhe më ka rritur fëmijët”, përfundon Aliaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s