Rrëfimi / Haxhi Hoxha: “Sa të jem gjallë do të vendos kurora te Memoriali Çam

Nga Telnis Skuqi
QAFËBOTË – Haxhi Hoxha, 75 vjeç, me origjinë nga Skopjon i Gumenicës (Greqi), babai i katër fëmijëve të rritur, ka udhëtuar nga Shkozeti i Durrësit për t’u bashkuar thirrjes së Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), për të përkujtuar sot në skajin më jugor të vendit 66 vjetorin e genocidit grek ndaj popullsisë çame, në pikën kufitare të Qafëbotës, rreth 30 km larg Sarandës.

“Sivjet, tre vellëzërit e mi më dërguan mua si përfaqësues dhe ndihem krenar që ndodhem këtu për të plotësuar amanetin e tim ati, që tashmë nuk jeton, por fatkeqësisht ai dhe unë i përjetuam ato ditë tmerri. Ai i mbylli sytë me shikim nga vendlindja”, thotë Hoxha, mjek në pension, i cili nuk e fshen dëshirën të jetojë së bashku me fëmijët në trojet e paraardhësve.
Hoxha thotë se si sot 66 vjet më parë, gjenerali grek Napolon Zerva së bashku me të tjerë dëbuan popullësinë çame me justifikimin si “bashkëpunëtorë të gjermanit”, vranë afro 2800 burra dhe djem, përdhunuan gra dhe vajza, si dhe plaçkitën dhe dogjën 580 shtëpi.
“Na akuzojnë si bashkëpunëtorë të nazistëve dhe fashistëve, por në fakt mbi 1 mijë luftëtarë u aktivizuan për çlirimin e Greqisë, ndërsa 68 partizanë çamë dhanë jetën”, shprehet Hoxha.
Hoxha thotë se në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës të pallogaritshme.
Edhe pse vitet kanë kaluar, Hoxha kujton me hollësi atë që ka përjetuar 66 vjet më parë. “Isha 9 vjeç dhe gjatë udhëtimit tre ditor për në Konispol kam parë shumë trupa të masakruara që hidheshin në kanal, si dhe njerëz që largoheshin për t’i shpëtuar masakrës.
“Tragjedia nuk mbaron këtu. Sistemi komunist ofroi një atmosferë përbuzje për popullsinë çame”, kujton Hoxha.
Sipas tij, diktatori Hoxha në vend që t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë, bëri të kundërtën.
“Edhe pse misioni i ndihmës anglo-amerikane që ishte dislokuar në Shqipëri shprehu hapur shqetësimin ndaj genocidit çam, Enver Hoxha, për të forcuar pushtetin e tij, heshti dhe nuk u ndje fare, duke abuzuar haptazi”, pohon Hoxha.
Hoxha thekson se me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare dhe SHBA, çështja çame do të futet në kanalet diplomatike dhe kthimi në troje e të parëve nuk do të jetë i largët.
Më tej, mjeku në pension, thotë se çdo vit do të bashkohet me mijëra çamë për të marshuar në Qafëbotë (Sarandë), në përkujtim të genocidit dhe të dëbimit të të parëve nga tokat e tyre.
Sot në mbrëmje, rreth orës 18:00, do të zhvillohet marshimi tradicional i komunitetit çam për të bërë homazhe në varret masive të Kllogjerit dhe në kufirin shqiptaro-grek, në Qafëbotë, Sarandë.
“Sa të kem jetë do të vendos kurora në memorialin që ngrihet në qendër të Konispolit dhe do të ndez qirinj pranë pikës kufitare të Qafëbotës”, siguron Hoxha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s