Reportazh/ Gara e Misseve, në 1 korrik në kalanë e Gjirokastrës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dy shekuj më parë, Ali Pashë Tepelena e fortifikoi kalanë e Gjirokastrës për të mbrojtur sundimin e tij nga turqit, por kurrë nuk i kishte menduar se 200 vjet më pas, kalaja e gurtë do të “pushtohet” lehtësisht nga 33 bukuroshet e edicionit të 12-të në konkursit të bukurisë “Miss Shqipëria”, i cila do të mbahet për dy netë, më 31 qershor dhe 1 korrik.

Skena rrethore me tapet druri në kalanë e Gjirokastrës, qytetit në jug të vendit, siç shprehet producenti i spektaklit Petri Bozo, është një dhuratë që nuk gjendet në asnjë kala tjetër të Shqipërisë.
“Më mirë vonë se kurrë!”, thotë Bozo, duke nënkuptuar se kalaja e Gjirokastrës ishte “piketuar” vite më parë, por mungonte infrastruktura hoteliere, që sot i gjen me bollëk.
Ai tregon se sivjet, në fazën e parë të seleksionimit, kanë marrë pjesë 452 vajza, një shifër rekord për historinë e këtij spektakli.
“Gjatë fazës së seleksionimit janë përzgjedhur vetëm 33 vajza”, thotë Bozo, ndërsa nënvizon se vetëm njëra prej tyre do të kurorëzohet mbretëresha e bukurisë shqiptare dhe do të marrë pjesë direkt në konkursin ndërkombëtar “Miss Globe International 2010”.
Ajo që të bën përshtypje në qytetin e gurtë me raport me mentalitetin, vijon producenti i spektaklit, është mikpritja dhe dashuria që ofrojnë njerëzit e thjeshtë, ndërsa nga ana tjetër është indiferenca e pushtetit vendor.
Një prej konkurrenteve të “Miss Shqipëeisë”, Kadrie Canolli nga Prishtina (Kosova), 22 vjeç, studente e gazetarisë, tregon se në Gjirokastër shkel për herë të parë dhe ka mbetur e mrekulluar nga arkitektura mesjetare.
“Është një qytet fantastik me njerëz bujarë”, tregon Canolli, ndërsa nënvizon se pjesëmarrja në konkursin e “Miss Shqipëria” është një eksperiencë që nuk do harrohet kurrë.
Shoqëria me 32 misset e tjera, vijon Canolli, më ka bërë të përjetoj çaste të paharrueshme.
“Për mua nuk ka rëndësi çmimi, por të përfaqësoj denjësisht cucat e Kosovës”, thotë me sinqeritet Canolli.
Për 18 vjeçaren Ena Beqaj nga Podgorica e Malit të Zi, Gjirokastra ka një arkitekturë të veçantë të Ballkan dhe kalaja është e vendosur si “qershia mbi tortë”, në qendër të zonës muzeale.
“Kisha dëgjuar dhe lexuar për qytetin, por ku e viziton për herë të parë, të them të drejtën mbetesh pa fjalë”, pohon Beqaj.
Ines Riza, nga Tirana, 19 vjeç, studente në degën e spanjishtes, shton se gjatë ekspeditës 10 ditore në jug të vendit i ka pëlqyer shumë Antigonea, emri që simbolizon dashurinë.
“Në Rrapin e Libohovës kam shijuar mishin më të mirë, ndërsa në Gjirokastër kam “shijuar” mikpritjen”, shprehet Riza.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s