Reportazh / Gjirokastër: Me maturantët në provimin me zgjedhje

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mëngjesi i sotëm ishte një moment përqëndrimi për Floreta Koren. E sapo diplomuar në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, 18 vjeçarja kishte sot provimin me zgjedhje.

Për të, kjo ishte dita ku do të vendoset “fati” i saj, pasi ajo pretendon të studiojë në mjekësi në Universitetin e Tiranës.
“Në provimet e Maturës Shtetërore dola mirë, por sot dua të përqëndrohem, pasi provimi me zgjedhje është më i vështirë”, thotë Kore.
Vajza nga lagjia “Çfakë” tregon se pëlqen shumë mjekësinë, por ajo është e ndërgjegjshme se këtë degë e preferojnë dhe maturantë të tjerë.
“Do të përpiqem të jem e saktë në pyetje, megjithatë do të isha e kënaqur edhe në degën e ekonomisë”, pohon Kore.
Sipas saj, provimi me zgjedhje zhvillohet një herë të jetë dhe gabimet nuk falen.
“Fati është në dorën time, megjithatë jam e bindur se do t’ia dal”, shprehet Kore.
Bujar Dudumi, drejtori i shkollës pedagogjikes “Pandeli Sotiri”, shprehet se sivjet pothuajse të gjithë gjimnazistët gjirokastritë kanë zhvilluar një “fushatë” të suksesshme në provimet e Maturës Shtetërore.
“Reforma në arsim kohët e fundit po jep rezultate të mira, pasi “lufta” midis gjimnazistëve ka qenë e fortë”, thotë Dudumi, ndërsa nënvizon se sivjet kalueshmëria ka qenë në shifrën 98 për qind, prej të cilëve 30 për qind me rezultate të shkëlqyera.
Dudumi thekson se sot të gjithë maturantët mund të fillojnë studimet në universitet, por dega varet direkt në dorën e tyre.
“Gjenerata e re i ka të gjitha mundësitë të arsimohet, kjo falë politikave që ka ndjekur qeveria”, pohon Dudumi, duke shtuar se 10 vjet më parë shumë gjimnazistë me rezultate të mira janë “djegur”, ose kanë përfituar një degë jashtë dëshirës së tyre.
“Mbaj mend që në vitin 2001, dy ish-nxënës në mi, me mesatare 9.5, nuk e fituan të drejtën e studimit për shkak të politikave të atëhershme të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sot nxënësit me nivel të lartë kanë fituar degën që kanë zgjedhur”, kujton Dudumi.
Ai mendon se tashmë ka ardhur koha që nxënësit e ciklit parauniversitar duhet të stimulohen në lëndët ku ata kanë prirje.
“Një nxënës apo gjimnazist që ka prirje në matematikë, nuk është e thënë të shkëlqejë në letërsi. Prandaj, mendoj se këta nxënës duhen mbështetur”, thotë Dudumi, duke përmendur Albert Ajnshtajnin, shkencëtarin më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, që në fëmijëri figuronte nxënës me rezultate të dobtëta, por që në vonë u vlerësua si babai i fizikës, i cili përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s