Reportazh / Gjirokastër: Miss-et i bashkohen bukurisë së kalasë së Argjiros

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rajmonda Zoica, 55 vjeç nga Gjirokastra, pati fatin ta shikojë për herë të parë “live” spektaklin “Miss Shqipëria 2010”, i cili nisi mbrëmë në kalanë e Gjirokastrës.

“Jam mrekulluar”, thotë Zoica, ndërsa nënvizon se vajzat ishin të gjitha të bukura.
Për të, emocionet si spektatore shtoheshin me kalimin e kohës, kur ato dilnin para jurisë dhe publikut.
“Skena e madhe rrethore ka qenë vazhdimisht ekskluzivitet i festivalistëve, madje dhe sopranoja e madhe shqiptare, një ndër emrat më të kërkuar në skenat botërore, Inva Mula, këndoi në një skenë të improvizuar në Kalanë e Argjiros”, kujton Zoica, ndërsa tregon se kudo nëpër qytet flitet për spektaklin dhe parashikimet se cila prej vajzave pritet të marrë kurorën e “të bukurës së dheut”.
Publiku i pranishëm ka pritur e përcjellë me simpati përformancën që krijuan mbrëmë në skenë misset, sot pritet që juria të bëj të lumtur një bukuroshe.
Ermira Çuberi, drejtore e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muze të Gjirokastrës (ZAKQMGJ), thotë se banorët kanë programuar sot të jenë pjesë e publikut të natës-gala.
“Ndjehen lëvizjet dhe shqetësimet për të siguruar një biletë”, tregon Çuberi, duke shtuar se një biletë varion nga 200 deri në 500 lekë, një çmim i pranueshëm për masën e gjerë të qyetarëve.
“Kalaja ka vend për të gjithë”, shton ajo.
Ertemiona Mejdani, “Miss Shqipëria 2009”, 19 vjeç nga Korça ndihet e befasuar nga madhështia e kalasë së Gjirokastrës.
“Falë skenës dhe publikut të shumtë të numër, miss-et i sfiduan shpejt emocionet dhe në pjesën e dytë të spektaklit ishin të lirshme”, pohon Mejdani.
“Të promovosh bukurinë në kalanë e Gjirokastrës, është privilegj për 32 bukuroshet shqiptare, pasi në këtë skenë është shkruajtur historia e folklorit mbërkombëtar”, shton ajo
Artan Imami, aktor, prezantuesi i “Miss Shqipëria 2010”, thotë se spektakli i natës së parë ishte një provë e përgjithshme ku më të fituara dolën vajzat.
“Në natën e parë nuk pati ndarje çmimesh, por miss-et ndanë me spektatorin emocionet”, shprehet ai, duke nënvizuar se sot, në natën e dytë do të ketë shumë supriza për publikun.
Sipas tij, në skenën e kalasë së Gjirokastrës do të ngjiten artistë të njohur të këngës së lehtë dhe popullore, si dhe grupe baleti.
“Jam i bindur se spektakli do të ketë sukses dhe fituesja do të identifkohet nga banorët si Miss Argjiro 2010”, përfundon Imami.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s