Gjirokastër / 16-vjeçarja Nevina Shtylla nga Tirana shpallet “Miss Shqipëria 2010”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Nevina Shtylla, gjimnazistja e vitit të dytë në shkollën “Ismail Qemali”, e shkëlqyer në mësime, me origjinë nga Korrça e banuese në Tiranë, ka fituar në minutat e para të ditës së hwnw në kalanë e Gjirokastrës kurorën e edicionit të 12-të të spektaklit “Miss Shqipëria 2010”.

Sfilimi i 32 bukurosheve çeli spektaklin “Miss Shqipëria”, ku përzgjedhja e parë veçoi 10 vajzat më të vlerësuara për sharmin e tyre, të cilat vijuan konkurimin deri në shpalljen e fitueseve.
Shoqëruese e dytë e “Miss Shqipërisë” u shpall Xhesika Duni, 20 vjeç nga Vlora, ndërsa shoqëruese e parë u shpall Viola Hoxha, 17 vjeç nga Elbasani.
Por kësaj i ka paraprirë vendosja e fashave për “Miss Turizmi”, fituar nga Silvi Adhami, 20 vjeçe, nga Tiranë, “Miss Buzëqeshja” fituar nga Zhuje Neza, 18 vjeçe, nga Kukësi, “Miss Bikini” fituar nga Blediana Bekteshi, 16 vjeçe, nga Prizëreni (Kosova), “Miss Fotozhenia” fituar nga Xheni Çuni, 17 vjeçe, nga Fieri, “Miss Eleganca” fituar nga Elva Pane, 17 vjeçe nga Tirana, “Miss Inteligjenca” fituar nga Jola Canhas, 16 vjeçe nga Tirana, “Miss Kinemaja” fituar nga Anisa Mukaj, 17 vjeçe nga Tirana, “Miss Interneti” nga Iva Kujofska, 16 vjeçe, nga Durrësi, ndërsa “Miss Press” u fitua nga Ines Riza, 19 vjeçe, nga Tirana.
Rreth 2000 spektatorë dhe mijëra të tjerë që e ndoqën konkursin “Miss Shqipëria 2010” edhe përmes transmetimit të drejtëpërdrejt satelitor, të mundësuar nga TVSH, ndoqën një spektakël plot variacion me sfilata, polifoni burimore nga folklori shqiptar, numra baleti, këngë, përzgjedhur me mjaft mjeshtëri nga drejtori i muzikës, Fabian Basha.
Fituesja e Kurorës “Miss Shqipëria 2010”, 16- vjeçarja nga Tirana, Nevila Shtylla mes emocioneve të shumta tha për ATSH-në: “ndihem shumë e lumturuar që bukuria dhe fati u takuan tek unë. Ky çmim më takon jo vetëm mua, por edhe prindërve të mi, të cilët më ndoqën hap pas hapi, duke qenë prezent edhe në kalanë e Gjirokastrës, bashkë me vëllain e vetëm Albi”.
Shtylla mendon se pavarësisht çmimit ajo do të jetë njësoj, por është e ndërgjegjshme se porta janë hapur.
“Jam akoma e pavendosur për të ardhmen, pasi jam ende 16 vjeçe”, thotë me modesti “Miss Shqipëria”.
“E nisi si lojë, por ia doli”, thotë Sofia, nëna e “Miss Shqipërisë”.
Regjisori i spektaklit Petri Bozo tha se ndjehej i kënaqur që mundi t’i dhurojë Shqipërisë një spektakël bukurie të standarteve bashkëkohore, që nisi në Tiranë, për të vazhduar në Sarandë, Fier, Shkodër, Vlorë, Berat, Lezhë, Elbasan, Prezë, Durrës e për të ndaluar sivjet në Gjirokastër.
“Ju them me siguri se është emocion i veçantë të shkelësh nëpër rrugicat e ngushta të Gjirokastrës, që dredhojnë për në brendësi të saj e të zgjosh rrëfenjat e lashtësisë, të cilat kanë lidhje me pashallarë, kronikanë, luftra, heronj, gra të guximshme”, tha Bozo.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s