Profil-Biznes/ Një bar-kafe shqiptare në bregdetin grek

Nga Telnis Skuqi
KIATO (GREQI) – Rreth 19 vjet më parë Sokol Sala, 38 vjeç, nga Memaliaj, emigroi në Greqi, ku administron një bar-kafe në qendër të qytetit bregdetar të Kiatos, me afro 150 mijë banorë, rreth 100 km larg Athinës (Greqi).

Emigranti Sala është ilustrimi më i mirë i asaj që më kishte thënë arvanitasi Dhimitër Gjika, nga Kiato, se pas 20 vjetësh emigrantët shqiptarë do të jenë të fuqishëm ekonomikisht, pasi janë vitalë.
Për të arritur deri në këtë pikë, 38 vjeçarit Sala i janë dashur plot pesë vjet përpjekje, pasi, siç thotë ai vendasit janë konservatorë dhe nuk ambientohen kollaj me ndryshimin.
“Në Greqi funksionojnë ndryshe gjërat. Këtu nuk blihet objekti, por puna (klientët)”, thotë Sala, ndërsa nënvizon se lokalin është në pronësi të tij.
Sala pohon se biznesi është profesioni i vetëm që mund të bëj, pavarësisht diskriminimit që shfaqet ndonjëherë nga pushteti vendor.
Sipas tij, një metër katror e paguan 20 euro, ndërsa një grek që ushtron të njëjtin biznes paguan 12 euro.
“Kam pasur probleme me policinë në fillim të aktivitetit. Kishte një konkurrencë të pandershme, ndërsa tani kam rënë në qetësi, pas krizës financiare që ka prekur prej një viti Greqinë”, pohon Sala.
“Emigrantët janë taksapagues të rregullt”, shton ai.
Emigranti tregon se përgjithësisht klientët që frekuentojnë lokalin e tij janë shqiptarë, por ka dhe grekë, kryesisht të shkolluar në perëndim.
Ai thotë se pranë këtij biznesi janë punësuar dy kamariere, që të dyja emigrante, një rumune dhe një shqiptare.
“Në përgjithësi grekët i nënvlerësojnë profesione të tilla, megjithatë dy kamariere greke dikur kanë punuar këtu”, rrëfen Sala, i cili gjatë emigracionit në shtetin fqinj ka punuar si kamarier, 5-6 vjet në Korith, rreth 20 km larg Kiatos.
“Ky profesion më hyri në gjak dhe përfitova shumë nga ky zanat”, thotë Sala.
Pastaj flet për krizën financiare që ka përfshirë vendin fqinj. “Shteti është i varfër, jo individi”, mendon Sala, teksa nënvizon se 80% e grekëve janë të kamur.
Sala thekson se ende nuk ka vendosur të kthehet në atdhe, për arsye familjare.
“Vajza ime tani është 13 vjeç dhe më kushtëzon të marrë një vendim. Ajo është integruar në shoqërinë greke dhe është edukuar me standardet e këtij vendi”, përfundon Sala.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s