Reportazh / Emigrantet shqiptare në Greqi me portofol të sigurt

Nga Telnis Skuqi
ATHINË (GREQI) – Oltion Lleshi nga Librazhdi, 25 vjeç, emigrant prej 7 vjetësh, çdo muaj i dërgon familjes 400 euro.
Ai thotë se falë profesionin të tij, hidraulik, siguron në Greqi të ardhura të kënaqshme, pavarësisht krizës ekonomike.
“Të them të drejtën jam i kënaqur nga të ardhurat, pasi dhe ime shoqe punon rregullisht në fabrikën e ambalazhimit të frutave dhe siguron afro 1000 euro në muaj”, pohon Lleshi, ndërsa nënvizon se deri në fundvit punën e ka të siguruar.
“Emigrantët në përgjithësi punojnë në sektorin e ndërtimit, profesion që nuk preferohet shumë nga vendasit”, shton ai.
Oltioni jeton në qytetin e Kiatos, rreth 100 km larg Athinës (Greqi), një zonë e frekuentuar nga turistët perëndimorë, sidomos anglezë.

Lleshi mendon se kriza ekonomike ka prekur shumë institucionet publike, të cilat gjatë periudhës së “lulëzimit” kanë shpërdoruar detyrën.
Për të, grekët janë të kamur, ndërsa shteti është varfëruar.
“Korrupsioni më i madh ka ndodhur në bujqësi dhe blegtori, ku fermerët pasuroheshin në kurriz të taksapaguesve europianë”, shprehet Lleshi.
Sipas tij, blegtorët përfitonin dyfish subvencione, ndërsa fermeri përfitonte euro pa punuar tokën.
George Jorgo, 57 vjeç, ekonomist grek në profesion të lirë, i lindur në Amerikë, e cilëson krizën ekonomike goditjen më të rëndë që i ka ndodhur ndonjëherë vendit të tij.
Ai thotë se as në kohën e diktaturës 7-vjeçare nuk është përjetuar një krizë e tillë.
“Administrata publike shpërdori besimin e institucioneve ndërkombëtare”, pohon Jorgo, ndërsa nënvizon se Bashkimi Europian nuk mund të toleronte që një grek i papunë të dispononte një shtëpi në mal, një në fushë dhe një në det, duke mos llogaritur dhe dy makina luksoze.
Sipas tij, grekët kanë fituar një standard të lartë jetese dhe kanë përfituar shumë nga emigrantët, sidomos shqiptarë.
“Në kapitalizëm kush punon jeton, ndërsa në Greqi ndodh e kundërta”, mendon Jorgo.
Gjika thekson se emigrantët kanë një përtofol të sigurtë për shkak se zotërojnë profesione që nuk të lënë pa bukë, dhe kurrsesi nuk i lejojnë vetes të përfitojnë padrejtësisht, ashtu siç kanë bërë fermerët grekë, të cilët i hidhnin ujë pambukut gjatë peshimit, për të përfituar trefish, apo blegtorët që deklaronin fiktivisht dyfishin e kopesë.
“Europa nuk është lopë holandeze! Taksapaguesit europian kanë ndërtuar standardin e jetesës përmes punës së ndershme, ndërsa grekët pasuroheshin duke mashtruar”, përfundon Gjika.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s