Gjirokastër: Fermerët nisin të vetësigurojnë vitet e punës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Fermeri nga Lunxhëria e Gjirokastrës, E.Shehu, 57 vjeç, babai i pesë fëmijëve të rritur, është një nga të pakët fermerë i cili ka paguar vullnetarisht sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Ai thotë se qysh nga viti 1993 ka përfituar tokë nga ligji 7501, është vetëpunësuar në bujqësi dhe për pesë vjet do të përfitojë një pension të kënaqshëm.
“Kam vuajtur në rini, por dua të rehatohem në pleqëri”, thotë me humor Shehu, ndërsa shton se vitet e punës nuk mund të hidhen poshtë.
Shehu tregon se paguan çdo vit rreth 40 mijë lekë të reja dhe i regjistron në librezën e sigurimit.
“Bujqësia është sektor i vështirë dhe fatkeqësisht nuk ekzistojnë kontrata pune”, pohon ai.
Ai ka në pronësi rreth 10 hektarë tokë, ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për Qarkun e Gjirokastrës e ka suvencionuar nga viti 2005 -2008.
Astrit Çelibashi, përgjegjësi i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, thotë se nga 514 të planifikuar në vitin 2005, sivjet janë siguruar në jug të vendit 1400 fermerë, ose 200 për qind.
“Të ardhurat financiare nga skema e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë janë pozitive, sidomos gjatë viteve të fundit”, shprehet Çelibashi.
Ai thotë se falë medias lokake, publikimit me anë të posterave, fletëpalosjeve etj., është bërë e mundur që numri i të vetësiguruarve në bujqësi të rritet.
“Nga një vit më parë të ardhurat nga kjo skemë janë rritur në 70 %. Nga 7.885 mijë lekë në vitin 2005, në 6 mujorin e parë të këtij vitit janë realizuar 31.504 mijë lekë”, shprehet Çelibashi.
Sipas tij, rritja e pensionit të fshatit, si dhe ulja e pagesës së sigurimeve ka joshur fermerët.
Çelibashi mendon se ndikim në rritjen e numrit të të vetësiguruarve vullnetarisht në skemën e sigurimit ka dhënë edhe sigurimi shëndetësor, pasi fermeri që paguan vullnetarisht sigurime shoqërore përfiton automatikisht shërbimit shëndetësor.
Çelibashi shpreson se të ardhurat nga sigurimi vullnetar pritet të rriten gjatë këtij muaji pas ardhjes së një numri të madh emigrantësh për pushime në vendlindje.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s