Grabitjet e kulteve fetare, një “model” i shëmtuar në jug në vendit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Grabitja pak ditë më parë e Ikonostasit mbi 200 vjeçar prej druri të vendosur pas viteve 1990 në kishën e Shën Mërisë në fshatin Leuse, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit, ka treguar edhe njëherë se shumë objekte fetare me vlera kombëtare nuk ruhen ashtu siç duhet nga institucionet e specializuara.

Pavarësisht se Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka vënë në dispozicion specialistët më të mirë të kriminalistikës, për të identifikuar dhe parandaluar keqbërësit, përsëri objektet fetare janë pjesë e “axhendës” së grabitësve.
Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, prej vitit 1993 deri tani janë vjedhur 40 objekte fetare dhe vetëm një kambanë mbi 100 vjeçare është arritur të rigjehet.
“Nga 40 objekte fetare me vlerë, policia ka mundur të gjej pas 14 vjetësh këmbanën e Kishës së Shën Nikollit të fshatit Selcë të komunës së Pogonit, ndërsa objektet e tjera ende nuk janë zbuluar”, shprehet i shqetësuar Ofrea Beçi, përfaqësuesi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në jug të vendit.
Sipas tij, këmbana 50 centrimetra e lartë, me peshë 70 kg, ishte e fshehur  në vendin e quajtur kodrat e Manastirit, një kilometër mbi rrugën kombëtare Sarandë – Ksamil dhe kishte destiancion shtetin fqinjë Greqinë.
“Për fat të keq është konstatuar se vjedhjet janë kryer nga njerëz profesionistë që i njohim mirë vlerat e këtyre objekteve fetare, pasi deri tani asnjë person nuk është indetifikuar nga policia lokale gjatë 16 viteve të fundit”, të thotë Beci.
Ai shton se nëse institucionet e specializuara, si Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, nuk ndërtojnë politika afatmesme dhe afatgjata për të mbrojtur objekte monumentale me vlera të rralla, atëherë keqbërësit do të vazhdojnë të dëmtojnë këto objekte kulti të cilat dëshmojnë kulturën e një kombit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare, në qarkun e Gjirokastrës ekzistojnë mbi 100 kisha, prej të cilave rreth 32 objekte kulti klasifikohen tepër të rëndësishme përsa i takon vlerave tipologjike dhe arkitektonike.
Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, prof. as. Gëzim Sala, thotë se objekti fetar më e vjetër në qarkun e Gjirokastrës është Manastiri i Shën Mërisë, rreth 2 kilometra larg në lindje të qytetit antik të Antigonesë.
Ai është e ndërtuar në një shkëmb konglomerat gëlqeror, i njohur si Spile, për shkak të shpellave karstike, prej të cilave ka qenë banuar nga njerëz që qëndronit të izoluar nga bota dhe përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyese para Perëdisë (eremitët).
Prof. as. Sala, njohësi i mirë i historisë së kulteve fetare, shprehet se në jug të vendit për shkak të rrethanave historike dhe vazhdimësisë së jetës urbane e shpirtërore u ndërtuan gjatë shekujve mjaft objekte kulti, të cilët përveçse dëshmi të kultivimit të besimit fetar të popullsisë, përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore që mund të shfytëzohen për zhvillimin e turizmit shpirtëror e fetar.
“Është e dhimbshshme ku informohesh nëpërmjet medias që shumë nga këto objekte kulti bëhen preh e grabitjeve. Të mendosh që kisha e Labovës së Kryqit është grabitur pesë herë nga vitit 1997 deri në 2008 dhe në rastin e fundit janë vjedhur 18 ikona, tregon se diçka nuk funksinon mirë”, të thotë prof. as. Gëzim Sala.
Sipas tij, 32 objekte kulti të besimit orthodoks dhe islam që ndodhen përgjatë luginës së Drinos mund të shfrytëzohet mjaft mirë prej turistëve vendas e të huaj dhe jo të humbasin, ashtu siç po ndodh me këto ikona të rralla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s