Jugorët më pak dhunë ndaj grave

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një 27-vjeçare, nëna e dy fëmijëve të mitur, prej disa vjetësh ishte dhunuar nga burri i saj. Por, qysh prej një viti, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, pasi implementimin i ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, që zyrtarisht ka hyrë në fuqi më 18 dhjetor të vitit 2006, u ka dhënë fund mundimeve, duke i dhënë mundësi nënës së dy fëmijëve, të mbajë larg burrin “grindavec” dhe të rrisë me dashuri dy engjëjt e saj.

“Në fillim kisha frikë ta denoncoja, pasi bashkëshorti im më kërcënonte me jetë, por në fillim të muajit qershor të vitit të kaluar, situata ime ndryshojë tërësisht, pasi specialistët për parandalimin e krimit më dhanë imunitet familjar dhe burri im për gjashtë muaj nuk kishte të drejtë komunikonte me mua. Ky fakt bëri që ai të ndryshojë qëndrim dhe bashkë jetojmë të qetë”, pohon për gazetën “Metropol”, V. D, nëna e dy fëmijëve.

Policia

Çajup Koshi, specialist për parandalimin e krimit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër se gjatë vitit në jug të vendit janë denoncuar 10 raste të dhunës brenda familjes, shtatë më pak se një vit i parë. “Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë, por në rrethin e Gjirokastrës situata paraqitet disi e kënaqshme, duke e krahasuar me dy rrethe të tjera, si Tepelena dhe Përmeti”, thotë Koshi. Megjithëse, ka një sërë faktorësh që çojnë në dhunë në familje, kjo është e lidhur me pabarazinë dhe çekuilibrin e pushtetit në marrëdhëniet familjare. Shpeshherë dhunuesit shprehin keqardhje dhe viktima (gruaja) dëshiron ta besosh, që abuzimi nuk do të ndodhë më, po më pas ndodh përsëri dhe i druhesh pasojave.
“Dhuna përshkallëzohet nëse nuk merren masa për të ndryshuar situatën”, të thotë me pak fjalë Koshi, i cili nga përvoja e tij personale thotë se askush nuk e meriton të abuzohet verbalisht apo fizikisht dhe megjithëse ligji nuk mund të të mbrojë krejtësisht nga dhuna në familje, mund të të ndihmojë që t’i të mbrosh veten nga kjo dhunë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s