Minerva apo personalitet i njohur perandorak i Butrintit?!

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Rreth shtatë vjet më parë në qytetin antik të Butrintit, rreth 15 kilometra larg qytetit të Sarandës, arkeologu Dhimitër Çondi sëbashku me disa arkeolog italianë, të cilët po zbatonin një projekt të përbashkët, zbuluan fare rastësisht një shtat mermeri me përmasa më të mëdha se ato natyrore.

Duke u nisur nga forma jo e zakonshme e saj, në fillim arkeologu Çondi i paraqiti medias se ajo mund të përfaqësonte perëndëshen Minerva, pasi shumë pranë vendit ku u gjet objekti monumenta, ishte zbuluar rreth 30 vjet më parë një dedikim kushtuar kësaj perëndeshe.
Dhe në të vërtetë, në pamje të parë, vështruar me sytë e amatorit, statuja duket sikur paraqet një shpend gjigand. Tashmë, që vitet kanë kaluar, vetë arkeologu Çondi ka ndëruar idenë e tij, kjo fal studimit shkencore që ka ndërmarrë ai sëbashku me Iris Pojani, specialiste e objekteve historike.
Sipas zbuluesit të kësaj statuje, Dhimitër Çondi, gjatë gërmimeve që janë ndërmarrë në vitin 1982, është gjetur një mbishkrim kushtuar Minervës, i cili lexohet si më poshtë: “Ky vend i shenjtë dedikuar perëndeshës Minerva, mbretëreshës së Perëndive, u ndërtua nga Octalius Mystes me shpenzimet e veta në tokën që i ishte dhëne atij nga këshilli i qytetit”
“Që në kohët e gërmimeve të arkeologut italian Luiçi Ugolinit, e gjithë zona në lindje të Teatrit antik është interpretuar si Forumi Romak, ose është konsideruar si pjesë e agora-forumit. Kjo do të thotë se forumi, zemra monumentale e kolonisë mund të ketë qenë lokalizuar këtu, duke përfshirë edhe strukturat në fjalë. Pra, ashtuquajtura skulpturë Minervës mund të qëndronte e ekspozuar dikur në Forum”, shprehet Çondi.
Statuja mbi natyrore togatit prezanton një personazh me një togë mbështjetjllë rreth trupit të saj. Shtatorja është prej mermeri pentelik. Lloji i veshjes i përket një manteli toge të tipit exiglul pa sinus. Elementët që kanë mbetur prej togës janë në pjesën ballore skajet e togës me pala që bien poshte gjurit, në në të djathtë gjurmë palash e kindesh të togës, në pjesën e pasme përsëri skajet fundore e pjesë të këpucëve dhe gjithashtu gjurmë të çizmeve – veshje tipike e patricëve të kohës.
Sipas Çondi, statuja ishte realizuar të ekspozohej ballazi, vendosur në një nish ose përkundër murit për shkak se pjesa e prapme është thuajse e papunuar.
“Koka e shtatores duhet të ketë qenë punuar veçmas, pasi në pjesën e sipërme ruhen ende gjurmë të thellimit apo kavitetit ku vendosej koka. Kështu duke qënë se gjatësia e ruajtur e statujës është 198cm, duke u nisur nga pika e bashkimit, llogaritet përmasa origjinale e togatit me gjithë kokë, që duhet të ketë qenë rreth 240 cm”, të shpjegon Çondi, duke nënvizuar se “në një stadë të dytë, togati origjinal mendohet të jetë seleksionuar për ripunirn nga një skulptor apo një atelie skulptoresh”.
Sipas tij, skulptori që ka ndërmarrë këtë vepër është përpjekur të shndërrojë statujën në një tjetër shtatore me përmasa më pranë atyre jetësore, duke reduktuar vo!umin e përgjithshëm. “Proçesi i këtij reduktimi fillon që nga këmbët, duke u ngjitur në pjesën e sipërme të trupit. Por statuja origjinale ishte e vështirë të transformohej në një ekzemplar tjeter për arsye se proporcionet e reja ishin të gabuara”, shton Çondi.
Më tej, arkeologu me përvojë në jug të vendit, thekson se, datimi i proçesit të parë dhe të dytë të ripunimit duket i vështirë për t’u përcaktuar. Ripërdorimi i statujave ka qënë nje proçes i zakonshëm gjatë periudhës romake. “Sipas njohurive të mia, ai fillon në periudhën kur sundoi Kaligula dhe u përhap më shumë gjatë kohës së Flavëve. Ky proçes ripunimit haset edhe gjatë antikitetit të vonë. Sipas gjykimit tonë proçesi i ripunimit të skulpturës duhet të ketë ndodhur gjatë fundit të shekullit të IV dhe fillimit të shekullit V pas Kr.”, të thotë Çondi.
Duke u nisur nga shkalla e ruajtjes, identifikimi i saktë i skulpturës mesa duket shumë i vështirë të përcaktohet saktësisht. Pamja dhe forma e tij e përgjithshme lë përshtypjen e një funksionari lartë të lartë të Perandorisë. Ai ka veshur një togë të shkurtër republikane dhe këpucë aristokratësh. Pozicioni i skulpturës bën të mendojmë se ajo mund të paraqes pse jo edhe figurën e një oratori.
Arkeologu, njëherazi zbuluesi i statujës, Dhimitër Çondi, duke marrë në konsiderate dimensionet e skulpturës mbi përmasat natyrore, nuk ka dyshim që togati kolosal përfaqëson një figurë të rëndësishme politike për Butrintin. Mos vallë një Perandor apo ndonjë person që ka lidhje me familjen perandorake?
“Mbishkrimet, skulpturat dhe monedhat provojnë të dyja supozimet e mesipërme. Monedhat e prera në Butrint, për shembull, mbajnë mbishkrimin Colonia Augusta. Kjo dedikim i është kushtuar si Lucius Domitius Ahenobarbus edhe Germanicus, që të dy personazh të shquar në këtë qytet, pse jo edhe atë të ndonjë patroni të qytetit”, të tregon Çondi.
Kësaj rradhe në ndihmë të identifikimit vijnë vizatimet, me detajet e mbetura të togës. Ato na lejojnë që ta lexojmë më qartë skulpturën. Kështu vizatimet na udhëheqin tek nje rikonstruksion i mundshëm i një porteti të një zyrtari aristokrat romak ose ndoshta edhe të një perandori.
“Portretet e Augustit dhe Agripës janë pjesë e koleksionit të skulpturave te Butrintit, të gjetura afër teatrit gjatë gërmimeve të Ugolinit. Studimi i këtyre kokave tregon që dimensionet e tyre përputhen me dimensionet e një koke të mundshme të togatit”, shton Çondi.
Datimi i punës origjinale mund të bazohet në stilin e asaj, çka mund të shihet nga toga dhe në krahasimin me numrin e madh të skulpturave të togateve. Kështu togati shfaq ngjashmëri me togatin pa kokë nga Kopenhagen
“Stili i togës së shkurtër sugjeron që datirni i punës origjinale i përket gjysmës së dytë të shekullit të parë para Krisht. Toga i përket tipit exigua pa sinus që datohet në periudhën republikane të vonë. Megjithate nuk përjashtohet mundësia që skulptura t’i përkasë periudhës së hershme perandorake, duke adoptuar një stil arkaizant të togës. Kontekti arkeologjik ku është gjetur kjo statujë meriton kërkime të mëtejshme pasi ato mund të na japin një informacion më të gjerë për organizimin e hapsirës publike të Butrintit në periudhën Romake”, përfundon shpjegimin arkeologu me përvojë, Dhimitër Çondi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s