Reportazh / Himarë: Pushuesit të kënaqur me detin, të pakënaqur me çmimet

Nga Telnis Skuqi
HIMARË – Ndryshe nga vitet e kaluara, kur pushimet e verës i kalonte në Greqi, këtë vit mësuesi gjirokastrit Dhimitër Qiqi, zgjodhi Himarën, së bashku me familjen e tij.

Ai thotë se gjatë qëndrimit 10 ditor është befasuar nga pastërtia, kthjelltësia e detit, dhe nga mbipopullimi i zonës.
“Nuk kishe ku të hidhje kokrën e mollës. Mezi gjeje vend”, pohon Qiqi, duke shtuar se uji i pijshëm dhe energjia ishte 24 orë.
Berta, bashkëshortja e Qiqit, mësuese, tregon se ka ngelur e befasuar nga rruga gjalbëruese e bregdetit.
Ajo kujton se disa vite më parë ka udhëtuar në këtë aks rrugor, që, sipas saj, ishte njëkalimësh, gjithë gropa dhe tepër i vështirë.
“Rruga, uji i pijshëm dhe energjia janë të sigurta”, thotë Berta.
Berta pohon se turizmi në jug është përmirësuar ndjeshëm, por ka vend dhe për ndreqje. “Është e papranueshme që një gazetë të shitet 70 lekë, ndërsa një bidon ujë 330 gr të tregëtohet 100 lekë”, thotë ajo.
Sipas saj pushteti vendor në bashkëpunim me institucionet e specializuara duhet të ndërhyjnë pasi këta tregtarë prishin kësisoj imazhin e turizmit shqiptar.
“Njerëzit vijnë për t’u qetësuar. Vendasit nuk kanë pse të abuzojnë me çmimet”, pohon Berta.
I këtij mendimi është dhe një gazetashitëse himariote, e cila preferoi të mbetet anonime.
Ajo tregon se shtypi i ditës merret nga disa djem në Vlorë dhe më pas shitet katërfish tek pushuesit e Himarës.
“Nga fillimi i sezonit të verës asnjë gazetë shqiptare nuk shitet në kioskën time”, shprehet gazetashitësja, duke shtuar se gazetat shiten 70-100 lekë të reja copa, ndërsa revistat 2 mijë lekë më shumë. Por ky çmim nuk është fiks.
“Sa më larg të jetë pushuesi nga qendra e Himarës, aq më shtrenjtë shitet gazeta”, tregon gazetashitësja, e cila gjatë sezonit të verës tregëton produkte të ndryshme, si tullubace, peshqira, kartolina etj., për të kompesuar humbjet.
Megjithatë, jo të gjithë tregtarët e himariotë nxitojnë për të përfituar në mënyrë të pandershme.
Pano Koka, prej 15 vjetësh administron bar-restorant-hotelin “Dimitri”, 3 km në dalje të qytetit të Himarës.
“Dreka për një familje me katër persona kushton afërsisht 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa një kriko birrë shkon 1 mijë lekë (të vjetra)”, pohon Koko.
Për të, biznesi i ndershëm është rruga më e sigurtë për të siguruar klientët, pasi, sipas tij, pushuesit të vijnë një ditë dhe të nesërmen largohen përjetësisht.
“Abuzuesit më të mëdhenj janë ato subjekte që çelen vetëm gjatë sezonit të verës”, shpjegon shkurt Koka.
Lefter Çipa, poeti dhe rapsodi i polifonisë labe, pjesëmarrës në të nëntë festivalet folklorike të Gjirokastrës, e gjen kudo në qendër të qytetit të Himarës.
“Krahina e Himarës ka një popullsi me karakteristika kompakte, etnike e fetare, me kulturë e tradita, ndërsa monumente e saj natyrore e historike janë shprehje e lashtësisë së identitetit të saj”, pohon Çipa, i cili këtë fundjavë martoi djalin e vogël, Benin, me një vajzë gjirokastrite.
Çipa mendon se vendasit në përgjithësi karakterizohen nga mikpritja e toleranca fetare, nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në shekuj, nga kultura dhe tradita shekullore e tregtisë me brigjet e tjera të Mesdheut, ndërsa i dënon abuzimet që bëjnë disa individë në emër të turizmit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s