Reportazh / Plazhet në jug të vendit ofrojnë pastërti

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Bashkim Marku, 38 vjeç, nga Ksamili, babai i dy fëmijëve të mitur, administron prej shtatë vjetësh plazhin e Pulëbardhës, rreth 10 km larg Sarandës.

“Të gjitha plazhet janë pasqyrë,”, thotë Marku, duke shtuar në bregdetin e jugut ekzistojnë mbi 40 zona plazhi.
Sipas Markut, pjesa më e madhe e tyre administrohen nga privatët, por, ndryshe nga vitet e kaluara, ata janë të detyruar ta përdorin falas për pushuesit 1/3 e territorin që administrojnë.
“Të them të drejtën të gjithë pronarët e kanë respektuar marrëveshjen me pushtetin vendor”, pohon Marku.
“Këto politika duhet të ishin aplikuar vite për parë, por më mirë vonë se kurrë”, shton Marku.
Marku mendon se tashmë ka ardhur koha që plazhet të administrohet nga privatët, pasi janë më dashamirës me mjedisin dhe ofrojnë kushte shumë të mira.
Ai tregon se 9 vjet më parë ishte emigrant në Greqi dhe dy vjet më pas u kthye dhe u mor me administrimin e plazhit.
Marku pohon se plazhi këtu është prefekt, larg zhurmës dhe papastërtisë.
“Çdo mëngjes me familjen pastroj bregdetin dhe përgatis drekën për pushuesit”, thotë Marku.
Sipas tij, sivjet kanë ardhur shumë pushues të huaj, kryesisht nga Maqedonia, Italia dhe Greqia.
“Turizmi në jug ka nevojë që zonat bregdetare të jenë të hapura”, mendon Marku.
Për të, pushuesi ka nevojë të eksplorojë, të zgjedh vendet më të bukura dhe bregdeti të jetë i pastërt.
Petan Merko, 47 vjeç, kuzhinier, babai i tre fëmijëve, me origjinë nga Sinanaj e Tepelenës, e cilëson sezonin e verës të sukseshëm.
“Të administrosh një plazh nuk është e lehtë. Pushuesit janë të ndjeshëm dhe të qortojnë ku diçka nuk shkon”, thotë Merko.
Merko tregon se dy vjet më parë, një pushues nga Tirana i ka rekomanduar me dashamirësi që urgjentisht të vendoste kontakt më firmën e pastrimit për të larguar në vendin e grumbullimit mbeturinat e ditës.
“Më kujtohet që mbeturinat i hidhja 500 metra larg, por flladi i detit i sillnte përsëri. Sivjet ky defekt nuk ekziston më. Paguaj rregullisht taksën e pastrimit dhe makina e shërbimit vjen çdo ditë”, thotë Merko, ndërsa nënvizon se gjatësia e vijës bregdetare që laget nga deti Jon është 66.7 km, që fillon nga Çorraj (Konispol) deri në Borsh.
Sipas tij, bashkëpunimi me pushtetin vendor është shumë i rëndësishëm për konsolidimn e turizmit cilësor.
“Në qoftë se një hallkë nuk fuksionon, atëherë mos prit që pushuesin ta bësh për veten. Sot vjen dhe nesër largohet. Me një fjalë biznesi im falimenton”, shton Merko.
Gentian Ruspi, pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej”, në degën e gjeografisë, thotë se mjedisi ka ndikim në zhvillimin ekonomik.
“Ambientet natyrore të ruajtura dhe të pastra në aspektin ekologjik tërheqin mjaft vizitorë”, thotë Ruspi, duke nënvizuar se anë pozitive është mungesa e industrisë së rëndë që nuk ndikon në shkatërimin e mjedisit.
“Problematikat mjedisore për momentin nuk përbëjnë pengesën për zhvillimin e turizimit në jug të vendit. Megjithatë do të ishte e rekomandueshme që pushteti vendor dhe qendror të hartonin një strategji ku të evidentohen problemet dhe të merren masat në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.”, përfundon Ruspi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s