Kulturë / Anbeta Toromani & Co balet në Hadrianopol

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Balerina shqiptare Anbeta Toromani, e njohur si një nga balerinat më të spikatura në Itali, ka patur një sukses absolut të shtunën në mbrëmjë teksa interpretonte  pjesë koreografike në skenën e Teatrit antik të Hadrianopolis të Sofratikë, një teatër i cili daton shekullin III pas Krishtit, rreth 14 km larg Gjirokastrës.

Kur dielli ishte në perëndim artistitja shqiptare e shoqëruar nga balerinët italianë, Alessandro Macaria, Marta Marcelli dhe Jonatan De Luis Mazagatos, ka intepretuar kryeveprat koreografike “La lacrimosa”, “Madama Butterfly”, “Cliss”, “Hombes en falda” etj.
“Është një kënaqësi e madhe që në skenën e lashtë të Hadrianopolis, të intepretoj për herë të parë pas nwntw vitesh për artëdashësit shqiptarë ”, tha Toromani.
Ajo tha se ishte e etur të “rrëmbente” duartrokitjet e publikut gjirokastrit që i mori falë këtij aktiviteti të realizuar me mbështetjen Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportëve (MTKRS) dhe Ministrisë së Jashtme Italiane.
Arkeologu italianë Roberto Pena, i cili prej pesë vjetësh ka nisur bashkëpunimin me Institutin e Arkeologjisë të Tiranë, tha se ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Archadrin”, ku veç gërmimeve arkeologjike, studimeve dhe rasturimeve, një vend të rëndësishëm ka edhe rijetëzimi i një monumenti.
“Të ripërdorësh ndërtesën e vjetër romake për një ngjarje kulturore do të thotë të ripërshkosh rrugën që Adriani na ka treguar me endrrën tij për paqe universale”, tha Pena, duke nënvizuar se kultura, muzika dhe kërcimi krijojnë mundësinë për të kapërcyer dallimet  dhe duke gjetur bashkimin e vlerave shpirtërore.
Pena mendon se teatri i Hadrianopolis është i çmueshëm dhe përbën një pasuri delikate për identitetin e një kombi.
“Duke ngritur një qytet të ri, perandori Adrian e pajisi atë me një teatër, duke krijuar kështu hapësira për artin dramatik”, shton Pena.
Pena kujtoi se dy vite më parë, në vitin 2008, trupa italiane Teatret Antikë të Bashkuar (TAB) vuri në këtë skenë pjesën e tragjedisë “Bakantet” të Euripidit, një përmbysje e vazhdueshme që të bën të ndiesh si burrë-grua, i ri e i vjetër, i pasur e i varfër, njerëzor dhe hyjnor.
Sipas tij, qyteti i hadrianopolis ishte ndërtuar në formë kuadrati, me gjatësi 400 metra dhe rrugët përshkohen në mënyrë perpendikolare.
“Teatri përbën elementin monumental, me evident të sitit, së bashku me një kompleks publik në pjesën verirore, ky i fundit i interpretuar si objekt me funksione termale”, tha Pena.
Në pjesën qëndrore, vijoi arkeologu Pena, gjenden banesa aristokrate, me hapësira të gjëra dhe të organizuara, ndërsa jashtë zonës urbane shtrihet një sipërfaqe e gjerë nekropoli.
“Baleti mbi skenën antike të Hadrianopolit, ishte “qershia mbi tortë”, pasi ky sit arkeologjik ka nevojë të promovohet”, pohoi Pena.
Suzana Turku, zv/ministria e Turizmit, Kulturë, Rinisë dhe Sporteve, pjesëmarrëse në këtë eveliment kulturor tha se pushteti qendror do të vazhdojnë të mbështesi të gjitha aktivitet kulturore që kanë si qëllim promovimin e siteve arkeologjike.
“MTKRS do të jetë gjithmonë dashamirëse ndaj njerëzve të kulturës, të cilët sjellin ide të reja për kulturën dhe traditën shqiptare”, tha  Turku që ka vlerësuar artistët, të cilët për 60 minuta kanë prezantuar një program të zgjedhur nga repertori i baletit klasik botëror.
Dhori Bilushi, koordinatori i projektit kulturor, tha me dashamirësi se koreografë të famshëm, si Diego Watzke, Roberto Maria Pizzuto, Alessandra Celentano apo Nicolas Rambaud i kanë “porositur” balerinët të interpretojnë skena të vështira, siç thotë ai, për të “vjedhur” sa më shumë duatrokitje nga admiruesit e këtij arti.
“Hadrianopolis e mbylli ciklin e tij pas shekullit VII, duke mos pasur me shenja jeta, por artistët e rijetëzuan këtë momunent fal baletit klasik”, thotë Bilushi, duke shtuar se qyteti antik ka një skenë dykatëshe, me kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, dhe është i pajisur me 27 shkallë dhe ka 4 hyrje.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s