Reportazh / Saranda, qyteti që do të arrijë rekordin e gjysëm milionë pushuesve

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Muaji gusht ka sjellë rritje të dukshme në fluksin e pushuesve në Sarandë. Kjo shihet qartazi në rrugët e shetitoren e Sarandës, në plazhet e mbushura plot me frekuentues të shumtë, si dhe në përgjigjen që merr rëndom nëpër hotele: “Nuk kemi dhoma të lira!”.

Leonard Bilaj, student, nga Memaliaj, 22 vjeç, bashkë me të fejuarën, kishin vendosur të kalonin 10 ditë pushime në Sarandë, por fati nuk ishte me ta.
“Është gati e pamundur të gjesh një dhomë bosh sot, nëse nuk ke prenotuar qysh më parë, sidomos në hotelet që ngrihen përgjatë bregdetit të Sarandës”, thotë Bilaj.
Ai tregon se hotelet ishin zënë nga pushues vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga Italia, Maqedonia, Kosova dhe nga qytete të ndryshme të Shqipëri.
Ky fakt pohohet me kënaqësi nga disa administratorë të hoteleve të vijës së parë, buzë detit.
“Këto hotele janë të lakmuar, pasi kanë të garantuar pamjen e deti”, thotë Vinjola Çakalli, pronare e hotel “Çakalli”, i vendosur mbi Plazhin e Ri të Sarandës.
Sipas saj, fluksi i pushuesve është një traditë e njohur me muajin gusht.
“Gushti shënon pikun e sezonit”, mendon Çakalli.
Aristotel Bina, drejtori i turizmit në Bashkinë e Sarandës, thotë se deri tani e kanë vizituar qytetin bregdetar mbi 250 mijë turistë, 15 përqind më shumë se një vit më parë.
“Shifra prej 250 mijë turistë, e realizuar deri tani konsiderohet optimiste, kundrejt synimit për të kapur 500 mijë pushueve këtë vit”, thotë Bina, ndërsa nënvizon se për të arritur gjysmë milionë turistë, kundrejt 412 mijë në vitin 2009, vlerësohet plotësisht e arritshme, pasi gushti parashikohet ta ngrejë shifrën në dyfishin e saj.
Edmond Gjoka, kryetari i bashkisë së Sarandës, vlerëson se turizmi është sektori më i rëndësishëm në jug të vendit, ku jeta ekonomike, sociale e shoqërore nuk do të kishte kuptim pa ndihmën e komunitetit.
“Brenda një sezoni turistik në Sarandë qarkullojnë mbi 30 milionë euro”, pohon Gjoka.
Sipas tij, kujdes bëhet për pastërtinë e qytetit, pasi në kushtet e trefishimit të popullsisë së zakonshme, çdo shkujdesje mund të kthehet në papastërti dhe ndotje.
“Pothuajse çdo javë bordi i turizmit mblidhet në nënprefekturë dhe diskutuan për ecurinë e sezonit”, thotë Gjoka, duke shtuar se me ndjeshmëri janë vlerësuar luhatjet në funizmin me uji të pijshëm, daljet pa leje të motorrave të ujit, si dhe shkaktimi i ndotjeve akustike.
“Sivjet, asnjë çekiç pneumatik nuk është lejuar të punojë gjatë verës. Policia bashkiake ushtron kontroll në të gjitha pikat e ndërtimit, ndërsa disa diskotekat që nuk plotësojnë akumulimin e volumit të zërit i janë nënshtruar orarit të miratuar nga qeveria”, shprehet Gjoka.
Gjoka vlerëson se një punë të mirë po kryen policia rrugore, e cila ka dyfishuar numërin e punonjësve, si dhe ka parandaluar aksidente të rënda rrugore./ch/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s