Reportazh / Saranda natën, po aq tërheqëse sa dhe ditën

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Muzikë “live” apo me DJ, por edhe balerina kubiste, është ajo çfarë ofron jeta e natës në Sarandë, qytetin turistik në jug të vendit që në sezonet verore mbipopullohet nga turistë vendas e të huaj.

Dritan Ziu, 25 vjeçari, një pushues nga Tirana, i sapo diplomuar në shkenca shoqërore, mendon se jeta e natës në jug të vendit nuk ka asnjë ndryshim me vendet turistike në shtetin fqinj, Greqinë.
Ai thotë se një javë më parë, disa mijëra fansa, përfshi edhe pushues të Sarandës, janë ndjerë me fat që kanë ndjekur koncertin live të këngëtarit të famshëm grek Mihalis Haxhijanis.
“Skena e koncertit të këngëtarit të madh u ngrit mbi rërën e buzëdetit të “Mango Beach”. Me zërin e tij magjik Haxhijani elektrizoi publikun”, kujton Ziu, duke shtuar se në pauzën midis interpretimeve të veta, artisti ka falenderuar publikun për pritjen e rezervuar në Sarandë.
“Kam fjetur vetëm dy orë, pasi gjatë gjithë natës kam ndjekur koncertin e këngëtarit grek”, tregon Ziu, ndërsa shton se në shëtitoren e Sarandës prej dy netësh gjashtë këngëtarë indianë, me lëkurat dhe instrumentat e tyre karakteristike, janë duke tërhequr kuriozitetin e pushuesve të shumtë, të cilët shijojnë artin e tyre.
Sipas tij, mijëra pushues, kryesisht të moshës rinore, e frekuentojnë shumë jetën e natës.
“Saranda natën është po aq tërheqëse sa ditën”, pohon Ziu.
Ziu tregon se orët e mbrëmjes verore kalohen këndëshëm, plotë variacione.
Shumë disko që ushtrojnë aktivitetin në qytetin bregdetar, tashmë ia kanë marrë dorën “huqeve” të pushuesve.
Krenari, administratori i disko “Mango Beach”, rreth 7 kilometra larg qytetit të Sarandës, thotë se çdo fundjavë fton një këngëtar të njohur.
Një javë më parë, ishte i ftuar këngëtari i njohur grek Mihalis Haxhijanis, i cili këndoi “live” në skenën e improvizuar buzë detit.
“Sivjet ka pasur shumë pushues, sidomos të huaj”, tregon administratori i diskos, sipas të cilit preferencat e pushuesve janë të ndryshme, ndaj çdo fillimjave “shenjestrohet” një këngëtar, mundësisht që të këndoj në shumë rryma muzikore. Ndërsa në fundjavë “i përzgjedhuri” është në qendër të vëmendjes”, përfundon ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s