Reportazh / Sarandë: Rojet e detit, më shumë siguri në plazhe

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Vitin e kaluar në Sarandë, katër pushues, tre shqiptarë, njëri prej tyre nga Kosova, dhe një anglez, u mbytën në det, si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare.

Këtë vit bashkia mori masa. Për t’i mbajtur nën vëzhgim të rreptë dhe për t’u ardhur në andihmë kur është e nevojshme, ajo krijoi një skuadrilje shpëtimi, që, një pjesë e njerzëzve, e thërrasin në variantin anglisht, “bay watch”.
Florian Nakuçi, presidenti i “Life Guard Albania”, tregon se nga fillimi i sezonit të verës, me kontribut të Bashkisë së Sarandës, janë ngritur tre kulla vrojtimi, ndërsa gjashtë roje të trajnuar janë në gatishmëri për çdo të papritur.
“Deri tani pesë fëmijë të moshës nga 10-14 vjeç kanë parë vdekjen me sy në mes të detit. Ata ishin duke vozitur me një biçikletë uji, kur e kanë parë vetën të pazotë për t’i bërë ballë dallgëzimit befasues”, thotë Nakuçi, ndërsa nënvizon se fal ndërhyrjes së rojeve bregdetare sot fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.
Nakuçi mendon se fëmijët fatlumë nuk do të ishin ballafaquar me këtë shërbim një vit më parë, pasi prej dekadash misioni ndihmë dhe shpëtim nuk ka ekzistuar ndonjëherë në jug të vendit.
Sokrat Jorgji, 64 vjeç, ish efektiv i policisë bregdetare në regjimit komunist, kujton se në plazhet e Sarandës vëzhgonin skafet e policisë së kufirit, por qëllimi i tyre nuk ishte jeta e plazhistëve, por mbajtja nën vëhzgim e lëvizjejeve që synonin të përdorinin rrugën detare për të realizuar arratisjen.
“Një projektor ushtarak, i fuqishëm për kohën, i instaluar në afërsi të plazhit të Pllakave, ruante kufijtë tokësorë dhe detarë, duke vështirësuar, deri në pamundësi, çdo tentativë për arratisje”, pohon Jorgji.
Sipas tij, atëherë policia bregdetare ka shpëtuar pushues, por në të shumtën e rasteve shpëtimtarë kanë qenë pushuesit, të cilët sakrifikonin jetën për të shpëtuar të tjerët.
“Mbaj mend, që një pushues nga Tirana humbi jetën, pasi më parë shpëtoi dy fëmijë jetimë”, tregon Jorgji, ndërsa nënvizion se viktima u shpall nga regjimi “Dëshmor i atdheut”.
Kosta Dhima, oficer i kapitenerisë së portit të Sarandës, kujton se dy vite më parë, krejt rastësisht, me sy të lirë, dalloi tre fëmijë, të cilët u ishin dorëzuar dallgëve së bashku me mjetin e tyre lundrues.
“Dallgëzimi i detit në Gjirin e Sarandës duhej të kishte arritur në nivelin e katër ballëve. Në shpëtim të tyre u vu skafi i kapitenerisë së portit, i cili i solli fëmijët në breg”, tregon Dhima.
Aristotel Bita, drejtori i turizmit në Bashkinë e Sarandës, thotë se roja detare “Life Guard Albania” është një detyrim që i ngarkohet pushtetit vendor, me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), të datës 4 shkurt 2010, për të garantuar jetën e qytetarëve dhe pushuesve në plazhet publike.
“Ky shërbim është një ndër arritjet e pushtetit vendor. Instalimin për herë të parë në plazhet e qytetit të rojes bregdetare po funksionin mirë dhe deri më tani, nuk ka pasur asnjë viktimë”, pohon Bita.
Bita nënvizon se ky shërbim do të konsolidohen më tej sezonin e ardhshëm me pajisje logjistike, si dhe me automjete të emergjencës.
“Rojet bregdetare përveç misionit ndihmë dhe shpëtim, janë të prirur të japin ndihmën e parë shëndetësore ku ndonjë nga pushuesit përkeqësohet papritur apo të sigurojnë rendin publik në plazhe,” përfundon Bita.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s