Prifti: Kriza energjitike në Shqipëri, një histori e së shkuarës

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Krizat energjitike në Shqipëri i përkasin të shkuarës, deklaroi të premten ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë inspektimit në hidrocentralin e Bistricës, Sarandë.

Ministri Prifti pohoi se në Shqipëri janë në ndërtim e sipër mbi 30 vepra energjitike me kapacitet të vogla, prej të cilave 10 do të vihen shumë shpejt në punë.
“Në mënyrën se si po punohet, kam përshtypje që brenda 3-4 vjetëve Shqipëria do të eksportojë energji elektrike”, tha Prifti.
Prifti nënvizoi se sivjet Saranda ka një infrastrukturë shumë moderne përsa i përket furnizimit me energji elektrike, duke shprehur një falenderim për punonjësin e hidrocentralit më të madh në jug të vendit.
“Saranda, qyteti më turistik i Shqipërisë, furnizohet tashmë pandërprerje me energji elektrike. Kjo është arritur falë ndihmës së çmuar të qeverisë gjermane që ka investuar 30 milionë euro në jug të vendit”, pohoi Prifti.
Sipas tij, me porosi të veçantë të kryeministrit Berisha, një pjesë e madhe e investimeve do të përqëndrohen drejt shërbimit të turizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm në vend.
“Vëmendja e qeverisë dhe dikasterit që drejtoj po rifokusohet drejt zonave turistike, drejt forcimit të filtrave të rinj, si dhe do të investojmë drejt veprave që furnizojnë me energji elektrike”, tha Prifti, i cili theksoi se sivjet Shqipërinë e kanë vizituar mbi 3 milionë turistë.
Më tej, Prifti, u ndal tek vonesat që janë shfaqur në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, në grykën e lumit Vjosë, me kapacitet 100 MW, rreth 40 km larg Tepelenës.
“Mbaj mend se hidrocentrali ka nisur punimet në vitin 2001, vit ku unë isha drejtori i KESH-it, por për shkaqe financiare vepra ende nuk ka përfunduar”, thotë Prifti, ndërsa nënvizon se kompania italiane “Beg. S.A”, që ka marrë përsipër financimin e hidrocentalit nuk ka gjetur ende burime financiare për të përfunduar veprën në Kalivaç.
“Personalisht kam marrë kontakte në nivele më të larta me përfaqësuesit e qeverisë italiane, për të siguruar fondin për këtë vepër të rëndësishme hidrike”, shton Prifi.
Më tej, ai foli për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike.
“Në përgjithësi OSSH-ja po bën një punë të mirë përsa i takon shpërndarjes së energjisë elektrike. Ata po investojnë dhe kjo është një arritje. Megjithatë, kjo koorporatë vazhdon të abuzojë me faturat aforfe ndaj konsumatorëve”, tha Prifti.
Hidrocentali i Bistricës, ndërtuar në qershor të vitit 1965, ndodhet rreth 15 km larg Sarandës, dhe përbën shkallën e parë të shfrytëzimit hidroenergjik të lumit me të njëjtin emër, që derdhet në detin Jon.
Bujar Allushi, drejtori i hidrocentrlait, tregon se fuqia e vendosur është 22500 KW, vlera e punimeve të ndërtimit është 1.30 miliardë lekë dhe për këtë vepër kanë punuar 1.300 punonjës.
“Në periudhën kohore 2003-2005, qeveria gjermane ndërmjet Bankës KFW, rehabilitoi veprën, me një shumë 20 milionë euro. Ky investim u përqëndrua në rikonstruksionin e logjistikës dhe tashmë kemi një hidrocentral me standarde bashkëkohore”, pohon Allushi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s