Grossruck: “Demokracia nuk mësohet brenda një dite”

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Demokracia nuk mësohet brenda një dite, prandaj opozita duhet të bashkëpunojë në parlament dhe problemet t’i zgjidhë brenda kuadrit kushtetues, deklaroi zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE- së, Volfgang Grossruck, në Sarandë.

Grossruck pohoi se zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin zgjedhjet më të mira në gjatë 20 viteve të fundit.
“Në qoftë se dikush nuk i pëlqen zgjedhjet, atëherë pala e interesuar duhej të shkojë në parlament për ta ndryshuar atë (Kodin Zgjedhor)”, tha Grossruck.
Grossruck nënvizoi se opozita ka shumë mundësi ta ndryshojë Kodin Zgjedhor, kjo në të mirë të Shqipërisë.
Më tej, funksionari i lartë i OSBE-s, vlerësoi Sarandën si destinacion turistik.
“E vetmja që nuk ka ndryshuar është miqësia dhe mikpritja e shqiptarëve”, tha Grossruck, duke nënvizuar se për Sarandën kam folur një orë me kryeministrin Berisha.
“Jemi entuziaztë për këto investime që janë iniciativë e Berishës për infrastrukturën në jug të vendit”, thekon Grossruck.
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE- së, Volfgang Grossruck, ndodhet në qytetin e Sarandës prej një jave dhe gjatë qëndrimit të tij, ai ka vizuar shumë site arkeologjike, si dhe qytetin e Gjirokastrës.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s