Reportazh / Sarandë: Prodhimet bujqësore në mbështetje të turizmit bregdetar

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Dikur ishte një kooperativiste e thjeshtë, ndërsa sot Evangjelia Lluci, 45 vjeç nga fshati Çukë shet produktet bujqësore rreth  400 metra larg “Urës së Gajdarit”, 3 km larg Sarandës.

Ajo tregon se këtë aktivitet e ka nisur tre vjet më parë. Zgjohet herët, del buzë rrugës kombëtare me mallin e saj dhe largohen mbrëmje vonë. “Nga mëngjesi, deri në darkë këtë punë bëj”, thotë Lluci, duke treguar se këtë biznes e bën vetëm gjatë sezonit të verës.
Lluci pohon se prodhimet bujqësore të zonës preferohen shumë nga pushuesit, por me keqardhje tregon se sivjet domatja e Finiqit mungoi në treg se u sëmur. “Fatkeqësisht, fermerët nuk e kapëm në kohën e duhur sëmundjen e domates. Të them të drejtën, e neglizhuan”, shprehet Lluci.
Por sipas saj, bostani dhe specat nuk pësuan fatin e domates. “Personalisht unë shes 50 kg speca dhe 5 kv bostan në ditë”, thotë ndërsa shton se tregëtia gjatë sezonit të verës sjell fitime, pasi blerësit kërkojnë vetëm prodhime bio dhe cilësi.
“Konkurrenca nuk bëhet duke ulur çmimin, por duke ofruar cilësi”, thotë Lluci, ndërsa thekson se për këtë arsyje, fermerët e Finiqit nuk pranuan të nxirrnin në treg domanet e sëmura. “Ka ikur koha ku fermerët e shisnin sapunin për djathtë, pasi blerësit janë ndërgjegjësuar për atë çfarë konsumojnë”, shton ajo.
Lluci kujton kur vite më parë nga abuzimet me tregtimin e produkteve bujqësore, u ul ndjeshëm xhiroja ditore.
“Konsumatorët të kthejnë shpinën kur u bën hile, prandaj mendoj se sivjet prodhimet e zonës janë shitur në masën 90 përqind”, thotë nëna e katër fëmijëve.
Odisa Papa, 37 vjeç, që administraton prej pesë vjetësh një hotel familjar dhe një supermarket në Lukovë, rreth 15 kilometra larg Sarandës, e cilëson të sukseshëm aktivitetin e tij fitimprurës, pasi fermerët e zonës i’a kanë besuar atij shitjen e prodhimeve bujqësore.
“Krahas prodhimeve të detit, pushuesit preferojnë edhe produktet bujqësore”, thotë Papa, që tregon se domatja, kastraveci, sallata jeshile, rrushi, ulliri, mjalti etj, që prodhohen me lehtësi nga fermerët e zonës, janë shumë të pëlqyeshme për pushuesit. “Shumica e pushuesve preferojnë të gatuajnë vetë dhe i drejtohen vazhdimisht supermarketit”, thotë ai.
“Vite më parë, fermerët i shisnin prodhimet e tyre në rrugë, pa kushte higjeno-sanitare, por sivjet ky model nuk praktikohet më”, siguron Papa, që tregon se bujqësia shërben si një nga sektorët më mbështetës për turizmin e zonës.
Eduard Molla, 26 vjeç, një pushues nga Tirana, i sapo diplomuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës, siguron se ka ngelur i kënaqur nga cilësia e prodhimeve bujqësore që kultivohen në Lukovë.
“Nuk kisha provuar kurrë një domate të tillë, plotë lëngë e shije”, thotë ai, duke shtuar se perimet dhe zarzavatet preferohen shumë nga pushuesit.
“Sektori i bujqësisë nuk është prefekt, por i këndshëm për prodhimet”, shton Molla.
Ai mendon se bujqësia mund të zhvillohet paralelisht me turizimin bregdetar këtu, pasi zona ka klimë të favorshme dhe fermerë të arsimuar.
“Kjo zonë është e bekuar nga Zoti! Jo të gjithë vendasit kanë mundësi të ndërtojnë hotele apo të japin me qira banesat e tyre për pushuesit. Këtu mund të nxjerrësh lekë edhe duke mbjellë më shumë pemë frutore të shumëllojshme, zarzavate dhe perime bio”, përfundon Molla.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s