Reportazh / Sarandë: Spekullantët e sezonit turistik ekzistojnë, por jo gjatë

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Dritan Bilaj, 27 vjeç, nga Tirana i sapo diplomuar në ekonomi, që po pushon në Sarandë është befasuar nga infrastruktura rrugore, kthjelltësia e detit dhe mikpritja e vendasve, por ka mbetur i pakënaqur nga tregëtarët e vegjël.

Ai thotë se turizmi në jug të vendit po zhvillohet me hapa të shpejta, por duhet urgjentisht të disiplinohet tregu, pasi më e humbura është Bashkia e Sarandës.
“Bizneset e vogla po e ngadalësojnë ritmin e turizmit si një kërmill. Institucionet e specializuara duhet ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe të detyrojnë tregëtarët të vendosin kasat regjistruese”, thotë Bilaj.
Sipas llogarive të ekonomistit të ri, pushteti vendor humbet për një vit afro 6 milionë euro, shifër që do ta kishin zili bashkitë e mëdha, si Tirana, Durrës, Vlora, Elbasani etj.
“Qëndrimi im 10 ditor në Sarandë më ka kushtuar 120.000 lekë. Mjafton të grumbullosh 20% nga biznesi i vogël dhe pushteti vendor do të fitonte për një pushues 24.000 lekë. Por nga mijëra pushues?!”, llogarit Bilaj, duke shtuar se me këto të ardhura, Bashkia e Sarandës do të forconte drejtorinë e tatimeve, dyfishonte rrogat e punonjësve dhe do të investonte në përmirësimin e infrastrukturës.
Sipas tij, vetëm me 10% e të ardhurave që humbet nga biznesi i vogël, pushteti vendor do të ndërtonte një infranstrukturë moderne në fushën e biznesit.
“Kasat regjistruse do të parandalonin abuzimet e tregëtarëve dhe do të forconte zyrën e tatim-taksave pranë bashkisë”, mendon Bilaj, ndërsa këshillon se pushteti vendor duhet të hyjë urgjentisht në veprim për të shmangur pakënaqësitë e pushuesve.
“Saranda ka meritë që di të thithë pushues nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia, etj, por ky menaxhim nuk mund t’u bëhet dhuratë spekulatëve”, shton ai.
Edmond Gjoka, kryetar i Bashkisë së Sarandës, e cilëson fluksin e pushuesve si një ogur të mirë për ecurinë e mbarë të sezonit të sivjetëm turistik, ndërsa kritikon individë të veçantë që spekullojnë me çmimet gjatë sezonit të verës.
“Deri tani kanë ardhur në Sarandë mbi 400 mijë pushues dhe gjithçka ka eçur sipas projekteve të parashikimeve për të arritur sivjet mbi gjysmë milioni turistë”, thotë Gjoka, duke shtuar se sivjet janë investuar 4 milionë euro, 60% nga buxheti i shtetit, 30% nga të ardhurat e bashkisë dhe 10% nga donatorët e huaj.
Sipas tij, në përgjithësi çmimet ruajnë standardin e tregut, por ka dhe abuzues të veçantë që punojnë në mënyrë të pandershme.
“Fati i industrisë së turizmit nuk është në dorën e spekulatëve. Pushteti vendor ka nisur në terren identifikimin e subjekteve dhe ju garantoj se gjoba do të jetë shumë e hidhur”, thotë Gjoka.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s