Reportazh / Investimet në rrugë, strategjia që ul aksidentet

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Iris Sadiku nga Elbasani, 35 vjeç, emigrant prej 17 vjetësh në Greqi, tregon se ndërsa po udhëtonte drejt Kakavijes kishte ngelur i mrekulluar nga rruga e re Levan-Tepelenë, me gjatësi 70 km, e cila është në punim e sipër.

Ai thotë se gjatë udhëtimit ka parë shumë makineri të rënda që po punonin në rrugë, ndërsa pranë qytezës së Memaliaj disa ura të mëdha kishin filluar të merrnin formë.
“Rruga sjellë zhvillim, sidomos për banorët e zonës”, shprehet Sadiku, por dhe mendon se në përfundim të investimit, ky aks rrugor do të mbingarkohet, prandaj institucionet e specializuara duhet të mendojnë dhe për të parandaluar aksidentet.
“Aksidentet rrugore nuk shmangen plotësisht, por të paktën minimizohen”, pohon emigranti.
Gentian Mullai, zëdhënësi i drejtorisë së policisë së Qarkut të Gjirokastrës, vlerëson maksimalisht punën e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve.
Sipas tij, numri aksidenteve këtë vit ka qenë i vogël, vetëm tre aksidente të rënda në tetë muaj, me pasojë katër të vdekur, nga 24 që ndodhën një vit më parë.
Aksidenti më i rëndë rrugor ndodhi në rrugën dytësore në fshatin Dhëmblan, rreth 30 km larg Tepelenës, me dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, prej të cilëve 5 fëmijë.
“Ky aksident ndodhi nga mendjelehtësia. Drejtuesi i mjetit, viktimë e aksidentit, i’a kishte besuar timonin një vogëlushi”, shprehet Mullai, ndërsa nënvizon se sivjet strategjia për të ulur aksidentet në rrugë ka funksionuar.
Sipas tij, në rrugën ekzistuese Ballsh-Gjirokastër lëvizin mesatarisht 3500 mjete në ditë, ndërsa në rrugën e re parashikohet deri në vititn 2015 shifra të arrijë në 7000 mjete në ditë.
Bexhet Çobani, drejtor i rajonal i Shërbimeve të Transportit Rrugor për qarkun e Gjirokastrës, thotë se ky institucion ka ndërmarrë një aksion për të bllokuar të gjitha automjetet që qarkullojnë pa dokumenta dhe pa kualidimin vjetor.
“Bashkëpunimi me Inspektoriatit e Qarkullimit Rrugorë dhe Drejtorinë Rajonale të Rrugëve ka dhënë rezultate”, shprehet Çobani, duke shtuar se aksioni 60 ditor nuk ka si qëllim në vetvete të grumbullojë gjoba administrative, por të parandalojë aksidente teknike në rrugë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s