Katërmonedhat e falsifikuara një shqetësim për institucionet dhe konsumatorët

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dikush guxoi në fillimvit të hedh në qarkullim një katërmonedhë me prerje 50 euro të falsifikuar, kambisti lajmëroi menjëherë policinë dhe i dyshuari u ndalua.

Mitat Selimi nga Gjirokastra, 50 vjeç, thotë se falsifikimi i katërmonedha ka qenë shumë shqetësues vite më parë, por kohët e fundit vihet re një “ringjallje”.
“Prej 15 vjetësh e ushtroj këtë zanat, por ja që një ditë një shtetas më ngeçi një katërmonedhë të falsifikuar. Megjithatë, policia u tregua e shpejt në veprimet e saj dhe keqbërësi nga Fieri u ndaluar brenda disa orëve”, tregon Selimi.
Kohët e fundit disa institucione shtetëror që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me grumbullimin e tarifave apo të taksave vjetore, kanë rënë edhe ato preh e falsifikatorëve.
Ilir Gushi, kancelari i Universitetit të Gjirokastrës thotë se gjatë këtij viti janë identifikuar me vonesë disa katërmonedha të falsifikuar me prerje 1000 lekëshe.
“Shuma e falsifikuar nuk u zbulua në kohën e duhur nga institucioni. Identifikimi i tyre është bërë gjatë depozitimit të shumës në një nga bankat e nivelit të dytë, ku teknologjia e sigurisë është e lartë”, shprehet Gushi.
Gushi thotë se për të identifikuar me sy të lirë katërmonedhat të falsifikuara është tepër e vështirë, prandaj, ai mendon, se urgjentisht të gjitha institucionet që kanë marrëdhënie të drejtëpërdrejta me tarifat apo taksat duhet të pajisen një makinë me reze ultra vjollcës, që kushton rreth 300 euro.
“Për mendimin tim, ky investim duhej të kryet patjetër, pasi në mënyrë të paqëllishme këto institucione “legalizojnë” futjen e katërmonedhave të falsifikuara në treg”, shpjegon Gushi.
Specialistët e sektorit të krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës pohojnë se ky fenoment është shqetësues për ta, sidomos gjatë viteve të fundit.
Sipas tyre, problem ngelet identifikimi i autorëve, të cilët në shumë raste përdorim me zgjuarsi institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me grumbullimin e taksave, si Universiteti i Gjirokastrës, Drejtoria Rajonale e Transportit dhe Telekomunikacioni, Dogana e Kakavijes etj.
“Ligji për mbrojtjen nga falsifikimet të katërmonedhave është majft i mirë. Autorët që prodhojnë katërmonedhat dënohen nga 5-10 vjet, ndërsa problem ngelet tek persona që qarkullojnë lekët”, shprehet specialisti i krimit ekonomik, që preferoi të ngelet anonim.
Sipas tij, gjatë 2 viteve fundit në jug të vendit janë ndaluar në flagrancë 4 autorë, 3 në vitin 2009 dhe një në vitin 2010.
“Pavarësisht masave që ka ndërmarrë sektori i krimit ekonomik, ky fenoment shqetësues do të vazhdoj të shfaqet edhe në të ardhmen”, thotë specialisti, duke nënvizuar se katërmonedhat 1000 lekëshe me prerje të vogël falsifikohet shpejt.
“Fatmirësisht, katërmonedha me prerje 2000 dhe 5000 lekëshe nuk janë falsifikuar. Ato kanë elemente të larta sigurie”, thotë specialist.
Në përfundim, specialisti thotë se një rol të rëndësishëm të parandalimin e futjes së katërmonedhave të falsifikuara janë konsumatorët dhe institucionet.
“Çdo person që verifikon një katërmonedhë të falsifikuar duhej të lajmëroj në kohën e duhur policinë, pasi kjo do të ndihmonte në identifikimin e autorëve”, thekson specialisti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s