Gjirokastër, mbrojtja e konsumatorit jo vetëm në dorë të tyre

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Tre ditë më parë, një vajzë 15 muajshe shpëtoi mrekullisht nga helmimi, pasi konsumoi më parë qumështit të amballazhuar, të blerë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Eriola S., 23 vjeçe, punonjëse në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, thotë se ndërhyrja e mjekëve ishte vendimtare për vogëlushen e saj, ndërsa tregon se produkti që shkaktoi helmimin nuk ishte i skaduar.
“Nuk e kuptoj çfarë ndodhi?! Qumështi kishte dhe një muaj skandecë, megjithatë vajza ime u helmua”, shprehet Eriola, ndërsa nënvizon se produkti vinte nga Greqia dhe kishte hyrë kontrabandë në Shqipëri.
Eriola mendon se asnjë fabrikë qumështi, kudo në botë, nuk dëshiron të dëmtojë emrin e saj dhe për këtë arsye ajo denoncoi faktin pranë institucioneve të specializuara.
Antoneta Lena, zëdhënëse e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për qarkun e Gjirokastrës, thotë se konsumatorët duhet të denoncojnë pranë institucioneve të specializuar abuzimet me produktet ushqimore.
“Tregtari ka prirje ta shesë mallin, qoftë edhe të skaduar, ndërsa konsumatorit duhet të tregohet i vëmendshëm”, pohon Lena, duke shtuar se rasti i Eriolës është tepër i veçantë.
Sipas saj, qumështi nuk ishte i skaduar, por kushtet e ruajtjes nuk ishin të përshtatshme.
“Qumështi i amballazhuar nuk vendoset në vitrinë, por ruhet në kushte frigoriferike. Kjo vendosje e gabuar shkaktoi helmimin e produktit”, mendon Lena.
Lena kujton se disa vite më parë nuk ekzistonin supermarketet, por dyqane të vogla ushqimore, pa ajrosje dhe temperatura të pranueshme, si dhe pa hapësira të gjëra. Sot, faktet flasin ndryshe.
“Konsumatori ka një forcë që shkatërron ose e disiplinon tregun”, thotë Lena, duke shtuar se aktualisht shumë dyqane të vogla ushqimore kanë ndryshuar destinacion, pasi blerësit preferojnë supermarketet, për shkak se këto biznese i plotësojnë standardet e ruajtjes së produkteve ushqimore.
Lena thotë se në përgjithësi konsumatorët janë të kujdesshëm, por preferojnë tregun grek dhe nuk besojnë shumë tek prodhimet shqiptare.
“Prodhimet e vendit janë të sigurta. Ato çertifikohen nga institucionet e specializuara dhe asnjë tregtar nuk guxon të manipulojë të dhënat”, pohon Lena.
Më tej, zëdhënësja e DRBMK të Qarkut këshillon që konsumatorët nuk duhet të blejnë ushqime të paçertifikuara dhe pa etiketa në gjuhën shqip.
“Të gjitha produktet ushqimore, që nuk kanë etiketa në shqip, hyjnë kondrabandë përmes pikave kufitare dhe blihen ilegalisht nga tregtarët e vegjël, me justifikim për të konkurruar supermarketet”, thotë Lena.
Petrit Vocaj, 56 vjeç, banor i Gjirokastrës, thotë se një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit duhet të luajnë organizatat jofitimprurëse, që fatkeqësisht, në jug të vendit nuk ekzistojnë.
“Qytetari nuk njeh kushtet për një marrëdhënie sa më korrekte midis konsumatorëve dhe tregtarit”, shprehet Vocaj.
Për të, do të ishte e dobishme që shteti të detyronte bizneset të afishonin në një kënd të dukshëm ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”, pasi, sipas tij, kjo ndikon në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s