Reportazh / Kisha e Leuses, objekti fetar që fshihet mes gjelbërimit pafund

Nga Telnis Skuqi
PËRMET – I fshehur mes pishave pafund, ajo të shfaqet si një mrekulli që është ndërtuar enkas nga dora e Zotit.

Kisha e Leusë, që ndodhet rreth 2 km larg nga Përmeti, në anën verilindore të fshatit, mbi një shesh të pyllëzuar ka një pozitë piktoreske prej nga hapet një pamje e gjerë e luginës së lumit të Vjosës.
Leuse ka qenë një nga fshatrat më të zhvilluara në kohët e Perandorisë Omsane përsa i përket nivelit kulturor dhe ekonomik, ashtu dhe në planin urbanistik dhe arkitektonik, të përshkuar nga kalldrëme dhe me banesa kryesisht dykatëse e të ndërtuara me gurë.
Si pasqyrim i këtij zhvillimi të përgithshëm, ndërtimi i kishës së Shën Marisë me vlera të veçanta artistike, ishte arritje për kohën e lulëzimit.
Duke ju referuar mbishkrimi të pikturuar mbi portën e hyrjes nga ana veriore, ikonostasi të tregon se Kisha e Leusës ka përfunduar në vitin 1817.
Megjithëse në mbishkrim thuhet se kisha është “ndërtuar nga themelet” në vitin 1812, të dhëna të tjera i artribuojmë vetëm pikturimit të kishës, duke ngritur njëkohësisht supozimin se ndërtimi i objekti të kultit është më i hershëm.
Oborri i kishës është i rrethuar me mure dhe ka shërbyer njëkohësisht dhe si varrezë e fshatit. Territori është i pyllëzuar, me drurë të çrregullt, nga të cilët bëjnë përjashtim selvitë që lartësohen në anën jugperëndimore të oborrit.
Elemente të rëndësishme të trajtimit dekorativ të interierit janë dhe pajisjet të gdhendura në dru, ikonostasi, froni peshkopal, amvoni etj., të cilat janë konsideruar si kryevepra të artëve të aplikuara.

RRËFEN 79 VJEÇARJA

Ulia Tito, 79 vjeçe, nëna e 8 fëmijëve, katër vajza dhe katër djemë, gjë të gjithë të martuar, jeton vetëm 20 metra larg kishës së Leuesë. E gatshme të të shërbej në çdo kohë, e moshuara tregon me hollësi për çdo detajë të kishës, madje edhe shakat e saj ishin të pakufizuara.
Kujdestarja e kishës më piktureske në rajonin jugorë, thotë se ka 52 vjet që ushtron këtë profesion dhe jeta e saj është e lidhur me këtë vend të shenjtë.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët e dogjën tre herë, por flakët e zjarrit ishin nuk shkaktuan dëme”, tregon Ulia.
Teksa rrëfen historin e gjermanëve, Ulia, nxjerrë nga mbrostella (përpasja) e saj çelësin e portës kryesore dhe pasi e rrotullon dy herë, përpara syve shfaqet një sërë pikturash murale, pavarësisht se pjesa më e madhe ishin dëmtuar.
Ulia, një njohëse e mirë e kishës, të tregon një çarje që ishte shfaqur kohët e fundit në nefit qëndror.
E alarmuar për situatën, ajo thotë se nuk është hera e parë që themelet e kishës po “drithen”.
“Në muaj nëntor të vitit 1999, kjo kishës është përfshirë në një projektin dhe të gjithë specialistët kanë punuar me parimin e ruajtjes së karakterit të monumentit, por pas shtatë vjetësh plagët e vjetra u shfaqën përsëri”, shprehet e shqetësuar për fatin e kishës, Ulia
Më tej, ajo rrëfen se gjatë zbatimit të punimeve u zbuluan shumë elementë, si gurë të ripërdorur në mbistrukturën, që përmbanin copa afresku të vjetër, që vërteton hipotezën e bërë që në fillim për ekzistencën e një ndërtimi më të vjetër në këtë trualll.
E ndodhur përpara një fakti të tillë, gruaja e moshuar, një cicëronte e ndenjë për të përfaqësuar këtë monumentë, shpjegon se këto vlera kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
“Regjimi komunistë shumë monumente fetare i ktheu në magazinë kooperative, por kjo kishës fatmirësisht u ruaj, pavarësisht se liturgjia fetare ishte e ndaluar me ligj”, tregon Ulia Tito.
Për t’i shtuar nota humori, si dhe për të ndryshuar disi bashkëbisedimin, Ulia tregon se mbiemri i saj gjatë sistemit komunistë kishte përsuar deformime, nga Tito në Tuto, pasi siç thotë vetë ajo: “Tito ka vetëm Jugosllavia dhe jo në fshatin Leusë”.

FSHATI LEUSE

Fshati Leuse ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, rreth 30 minuta me këmbë. Aktualisht në këtë fshat jetojnë 45 familije. Gjatë viteve të tranzicionin shumë banorë kanë emigruar, kryesisht në Greqi.
Ulia Tito, e cila nuk ka ndërmend të largohet nga kjo botë pa mbushur 100 vjeç, të tregon se blegëtoria është shumë e zhvilluar në këtë zonë.
“Në komunizëm e mbajtën shpirtin gjallë me rrogën e kooperativës, ndërsa në demokraci blegëtoria ka qenë burimi kryesor i të ardhurave”, thotë Ulia, duke shtuar se terreni kodrinor nuk e favorizon shumë bujqësisë, megjithatë në këtë zonë mbillen shumë pemë frutore dhe fidanishte.
Panorama në fshatit Leusë është pothuajse gri. Banesat një katëshe dhe dykatëse janë ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Për shkak të terrenit të vështirë dhe baltës, rruga është më kalldërme, që shërben kundra rrëshqitjes.

Advertisements

2 Komente

  1. Ju pergezoj per kujdesin ne shpjegimin e objekteve te kultit, qe nga nje pikepamje perbejne historine e shkuar te kombeve. Ndonjehere shkruajne, fjala vjen: Kishe – Berat ose me keq akome: foto e nje Kishe e shek.XIII dhe shkruajne “Berat”
    Sidoqofte, duhet me shume kujdes ne paraqitjen e objekteve historike.
    Do te jem ne Permet e Frasher nga 24 maji (per here te pare ne jeten time, edhe pse jam nga SulejmanBellinjte). Kam derguar nje kumtese per 25 maijn dhe do gezohem te shoh objekte si ky qe shoh ne foto, bredhat e Otoves e guret e Permetit,
    sepse çdo gur e çdo udhe ka historine e vet.
    Urime dhe suksese ne punen tuaj
    Albert Frasheri
    Terni ITALY

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s