Reportazh / Gjirokastër: Varësia e internetit, pasoja që na pëlqen

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Denisa Uzeiri, punonjëse e shpërndarjes së pasaportave biometike në Gjirokastrës nuk e tërhoqi në kohën e duhur rrogën nga bankomanti, pasi anomalia u shkaktua nga mungesa e internetit që mbizotëroi për disa ditë në jug të vendit.

“Më janë dashur 72 orë për të tërhequr rrogën”, pohon Denisa, duke shtuar se çdo e keqe e ka një të mirë.
Ajo tregon se Bledari, bashkëshorti i saj, është një individ i çmendur pas internetit dhe qëndron përpara kompjuterit deri në mesnatë. “Gjatë mungesës së internetit kam njohur më në fund burrin tim”, thotë me humor Denisa, duke shtuar se i shoqi pas punës ulet direkt në kompjuter dhe harron të flejë gjumë.
Bledari bashkë me një biznesmen nga Lazarati, çelën për herë të parë në vitin 2002, një dyqan për shërbime interneti. Ai kujton se një biznes i tillë në Gjirokastër nuk ishte i lehtë, pasi 95% e banorëve nuk e njihnin këtë shërbim.
“Më shumë kohë më është dashur të mësoja klientët, se sa të përfitoja 350 lekë të reja për një orë në ato vite”, kujton Bledari, që shton se faturat e OSSH, ujësjellësit, celularit dhe disa taksa lokale i kryen nëpërmjet internetit.
“Nuk kam kohë të humbas, pasi siç thotë populli, koha është flori. Të them të drejtën nuk më pëlqejën sportelet”, thotë Bledari, ndërsa nënvizon se këtë shërbim e kryen prej 5 vjetësh.
Mungesa e internetit shqetësoi dhe gazetarët, ndër ta korrespodentin e gazetës “Panorama”, Piro Nase, që thotë se kriza e internetit koncidoi me disa lajme të bujshme, në jug të vendit, megjithatë gazetarët e kanë asin nën mëngë: celularin.
“Këto tre ditë më janë dukur si 30 vjet. Nuk ka më keq se kur mungon interneti”, shprehet Nase.
Gjergji Memo, 38 vjeç, që administron prej katër vjetësh një qendër interneti, pohon se dyqanet “internet kafe” në qytetin e gurtë janë hapur kudo. “Vetëm në pjesën e poshtme të qytetit, ushtrojnë veprimtarinë e tyre 10 qendra interneti, nga dy që kanë ekzistuar vite më parë”, thotë ai.
Gjergji nënvizon se konkurrenca është shtuar dhe kjo ka ndikuar në uljen e çmimit, nga 350 lekë në 80 lekë të vjetra.
“Brezi i ri është shumë i apasionuar me internetin, madje ka raste ku prindërit i marrin me forcë fëmijët e tyre”, tregon Gjergji, duke shtuar se në përgjithësi, adoleshentët janë të dhënë pas mukizës dhe lojërave vizuale.
Burime zyrtare nga filiali i Telekomit në Gjirokastrës, pohojnë se numri i përdoruesve të interneti është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
“Shumë prindër preferojnë të kenë internetin në shtëpi, për t’i pasur nën kontroll fëmijët”, shprehet burime zyrtare, duke shtuar se ky institucion ofron cilësi dhe çmime konkurruese.
“Dikur interneti ishte ekskluzivitet i biznesit të madh, sot çdo konsumatorë mund ta siguroj lehtësisht këtë shërbim”, shtojnë burimet e tij.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s