Sarandë: Maura Urbonaite nga Lituania kurorëzohet “Miss Globe 2010”

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Laura Urbonaite, 16 vjeç, nga Lituania ka fituar kurorën e edicionit të 37-të “Miss Globe 2010” që u zhvillua dje në mbrëmje për herë të shtatë në Shqipëri dhe për herë të dytë në Sarandë.

“Ishte e papritur. Këtë çmim nuk do ta harroj kurrë dhe do të jetë një kujtim i bukur për jetën tim. Falenderoj organizatorët që më vlerësuan. Ky nuk është vetëm çmimi im, por edhe i Lituanisë”, pohoi pas kurorëzimit 16 vjeçarja Urbonaite, gjimnaziste në vitin e dytë në shkollën profesionale për turizëm.
Shoqëruesja e dytë e Miss Globe 2010 u shpall 18 vjeçarja Micevska Hristina, nga Maqedonia, ndërsa shoqëruese e parë Shun Wean Li, 17 vjeç, nga Kina.
Në skenën e improvizuar buzë Jonit, pranë hotel “Grand”, konkurruan për kurorën e “Miss Globe” 45 bukuroshe nga pesë kontinentet, në një spektakël që zgjati mbi dy orë dhe që u ndoq nga një publik prej 1500 vetësh.
Mijëra të tjerë e ndoqën këtë event plot variacion, me sfilata, numra baleti dhe këngë të përzgjedhura, drejtëpërdrejtë nga ekrani.
Gjatë spektaklit u dhanë dhe disa çmime të tjera, si për kostumin më të mirë kombëtar, fituar nga vajza kosovare Blendiana Bekteshi, “Miss Talent”, nga bukuroshja nga Lituania, Laura Urbonaite, “Miss Miqësia”, “Miss Disco”, “Miss Eleganca”, “Golden Girl”, “Miss Bikini”, “Miss Intercontinental”, “Miss Cosmopolitan”, “Miss Friendship” dhe “Miss Health”.
Regjisori dhe producenti i spektaklit Petri Bozo, cilësoi në një prononcim se “Miss Globe” ndërthuri një takim që nuk ndodh ta shohim shpesh: bukurinë e ujërave të Jonit dhe madhështinë e misseve të mbërritura nga 45 vendet e botës.
“45 bukuroshet pjesëmarrëse të këtij edicioni kanë ndjekur udhën e historisë sonë, nga Vermoshi deri në Konsipol. Çdo ditë, çdo çast e orë, secila prej tyre kishte diçka për të komentuar, për të ndarë e diskutuar me të tjerat”, pohon Bozo, duke shtuar se secila prej bukurosheve do të përcjellë këto emocione në vendet nga kanë ardhur.
Producenti Bozo shtoi se rrugëtimi i “Miss Globe” në Shqipëri do të vazhdojë deri në vitin 2014. “Ky event është një patentë për shqiptarët në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Për Edmond Gjokën, kryetari i bashkisë së Sarandës, “ky aktivitet është një promovim i mirë që i bëhet qytetit turistik në jug të vendit dhe për këtë dua të falenderoj organizatorët e spektaklit”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s