Sociale / Gjirokastër: Kasa tatimore, një mundësi që shmang abuzimin

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Viti i ri ka nisur me ndryshime për biznesin e vogël gjirokastrit, që ka nisur t’a deklarojnë xhiron e ditës me kasat tatimore, pasi shumë subjekte private janë të pakënaqur  nga  taksambledhësit e Bashkisë.

Artioni, berber prej 7 vjetësh, kujton se vitin e kaluar detyrimet tatimore ishin më të larta, krahasuar me xhiron vjetore. “Më beson! Dy vjet më parë kam bërë 1 milion lekë xhiro në vit, afërsisht 3 mijë lekë të ditë. Megjithatë, bashkia përmes zyrës së tatim-taksave me justifikimin e fshehjes së xhiros, më shtoi 50 mijë lekë më shumë. U detyrova të paguaj!”, shprehet ai.
Sivjet ky privat po e dokumenton xhiron ditore me kasën regjistruese, që kushton vetëm 30 mijë lekë dhe vlerëson se vendosja e saj është një mundësi më shumë për të shmangur abuzimin mes taksambledhësit dhe taksapaguesit.
“Kam nisur aktivitetin fitimprurës për të mos abuzuar me ligjet e shtetit, prandaj çdo klient që vjen këtu nuk largohet pa marrë me vete kuponin tatimor,” shton Artioni. .
Gentian Themollari, shef i zyrës së tatim-taksave pranë Bashkisë thotë se vendosja e kasave tatimore është mënyrë më efikase për vlerësimin e xhiros vjetore.
“Zëvëndësimin i librit me kasën tatimore ndërpret abuzimet nga punonjësit e institucioneve të specializuara. Deri tani 150 nga 1200 subjekte të vogla që ushtrojnë biznes në qytetin e Gjirokastrës kanë vendosur vetë kasën tatimore. Pjesa tjetër mendohet që të përfundojë në fillim të qershorit”, të thotë Themollari.
Një vit më parë të ardhurat e bashkisë nga biznesi i vogël ishin 130 milionë lekë, ndërsa 5 milionë nuk janë arkëtuar. Kjo sipas Themollari, për shkak të fshehjes së xhiros nga subjekte fitimprurëse.
“QKR-ja (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) është një nga zgjedhjet më të mira që ka bërë pushteti qëndror. Tashmë ka ardhur koha që ky institucion të shoqërojë hapjen e një biznesi të ri duke dokumentuar blerjen e kasës tatimore si kusht të domosdoshëm,” mendon Themollari.
Sipas tij, vendosja e kasës tatimore mbron konsumatorin, shmang fshehjen e xhiros dhe i jep mundësi taksambledhësit që të parashikojnë me 2% gabueshmëri të ardhurat që vijnë nga ky sektor.
“Në përgjithësi subjektet fitimprurëse nuk kanë interes të vendosin kasën tatimore, pasi ndikon në uljen e fitimit të pa merituar. Ata e justifikojnë me shtrenjtësimin e aparatit, ose me presione nga më të ndryshme. Në vitin 1995 vendosja e kasës regjistruese dështoi për shkak të një ekonomie të dobët, por sot biznesi është zhvilluar dhe konsoluduar në 15 vitet e fundit,” shpjegon Themollari.
Por vetë konsumatorët gjirokastritë e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për vendosjen e kasës tatimore tek subjektet private, pavarësisht klasifikimit.
Petro Karajani, pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, çdo mëngjes e pi kafen në një bar afër institucionit. Ai thotë se dhënia e kuponit tatimor duhej të ishte praktikuar shumë vite më parë, pasi arka e shtetit ka humbur shumë të ardhura.
“Unë jam i vetëdijshëm që kafeja e mëngjesit shoqëron me TVSH, por haku nuk ka vajtur tek i zoti. Fatkeqësisht 20% ka devijuar. Nëqoftëse institucionet e specializuar do të ishin të afta të grumbullonin këtë shumë monetare disa vite më parë, unë do të shikoja më shumë investime në rrugë, arsim, shëndetësinë etj”, thotë Karajani.
Ai  shton se “marrëdhëniet klient-biznes-taksambledhës duhen formalizuar”.
Katër vjet më parë, në kuadër të decetralizimit të pushtetit vendor, Qeveria Shqiptare vendosi të kalojë në administrim të bashkive të ardhurat nga biznesi i vogël, gjë që do të sillte lehtësira për njësitë vendore. Në bashkinë e qytetit të Gjirokastrës, nga 750 biznese të vogla që paguanin detyrime tatimore në vitin 2005, tashmë janë regjistruar 1254 biznese.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s