Reportazh / Gjirokastër: Turizmi familjar, biznesi në hov

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Ëngjëllushe Tuçi, 48 vjeç, administron prej dy vjetësh një hotel familjar, ndërtuar në zonën muzeale, pranë ish-kinemasë së re të Gjirokastrës.

Për të arritur deri te ky investim, Ëngjëllushes i janë dashur rreth 18 vjet punë, deri sa para dy vitesh hoteli mori formën e plotë, me kushte komode sipas standardeve turistike.
“Gjithë jetën kam menduar të investoja për një pasuri të tillë, që të mund t’i shërbejë edhe djalit tim në të ardhmen”, pohon Tuçi.
Ajo tregon se hoteli me katër dhoma karakteristike ka kushtuar 70 mijë euro, 20 mijë prej të cilave janë kredi bankare, ndërsa pjesa tjetër nga kursimet e djalit të saj në emigracion.
Tucci nuk ngurron të thotë se pas vitit 2005, kur UNESCO e çertifikoi Gjirokastrën si pasuri të trashëgimisë kulturore botërore, banorëve u është kthyer krenaria. Ajo e shikon turizimin familjar si një mundësi për të rijetëzuar zonën muzeale, e braktisur disa vite më parë.
Sipas saj, pushteti qëndror dhe vendor janë bërë shumë bashkëpunues, kjo preket edhe në diferencimin e taksave.
Flamur Bime, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, e cilëson turizmin familjar si një ogur i mirë për qytetin.
“Rreth dy javë më parë në qytetin e gurtë u zhvillua për tre dtië edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar folklorik “Fest Argjiro 2010″. Ky event nuk mund të ishte organizuar pa ndihmën e turizmit familjar”, pohon Bime. Për të, ky biznes ka pësuar rritje, krahasuar me 10 vite më parë.
“Gjatë viteve të fundit kemi konstatuar një kokurrencë, pasi në Gjirokastër ekzistojnë 50 biznese të tilla”, shpjegon Bime, ndërsa nënvizon se investimet janë shumë të dobishme, sidomos për banorët e zonës muzeale. “Ata jetojnë dhe mbajnë familjen me të ardhurat nga turizmi familjar”, shton ai.
Bime thekson se turistët e huaj janë shumë të interesuar të flejnë një natë në një shtëpi karakteristike. “Bashkia e Gjirokastrës nuk ka interes t’i shtrëngojë “lakun” administratorëve të turizmit familjar. Pushteti vendor i është mirënjohës, pasi ata janë ambasadorët që na përfaqësojnë denjësisht tek turistët e huaj”, përfundon Bime.
Denia Pesha, përgjegjësja e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Turizmit Familjar në Gjirokastër, thotë se politikat afatmesme dhe afatgjata që ka ndjekur vitet e fundit qeveria shqiptare ka dhënë rezultate të kënaqshme.
“Katër vjet më parë ekzistonte vetëm një hotel familjar, ndërsa sot kemi mbi 50 të tilla”, shprehet Pesha.
Sipas saj, çelja e turizmit familjar ka ardhur si pasojë e investimeve, ndërsa çmimet për një natë janë ulur ndjeshëm, nga 40 në 25 dollarë sot.
“Turizmi familjar nuk është vetëm fjetore, por administratorët servirin për turistët edhe gatime karakteristike të zonës”, shprehet Pesha.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s