Reportazh / Gjirokastër: Qyteti që rilind traditën e artizanatit dhe zejtarisë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Flutura Maçi nga Tirana është një nga 30 pjesëmarrëset e edicionit IV të “Panairit Kombëtar të Trashëgimisë dhe Artizanatit”, që u çel mbrëmë në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo përfaqëson Hajrien, nënën e saj 76 vjeçe, e cila nuk është prezente për shkak të moshës.
“Ime mëmë përfaqësohet me punimet e saj të ralla të bukura dhe të veçanta”, shprehet Flutura, duke shtuar se prej shumë dekadash familja e saj thurr me shtiza të gjitha llojet e veshjeve.
Për të, arti i qëndisjes me shtiza i ka dhënë mundësi familjes të promovojë me krenari artizanatin shqiptar, ndërsa nënvizon se qindra punime janë të arkivuara dhe të “bekuara” nga Hajrie Maci.
Velesia Osmani, 66 vjeç, nëna e dy vajzave, një ish-arsimtare në Vlorë, sot pensioniste në Tiranë, thotë se kostumet popullore, me motive dasme nga trevat e Shqipërisë së Mesme dhe Jugut janë të kërkuar nga konsumatorët, sidomos të huaj.
“Italianët janë të çmendur pas punimeve me dorë. Ata nuk të falin”, mendon Osmani, ndërsa nënvizon se prej 9 vjetësh bashkë me 3 gra, kanë çelur shoqatën e artizanatit “Nënat endin paqen” në Tiranë, që ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë aktivitete të ndryshme jashtë vendit, si: Spanjë, Francë, Belgjikë, Italia, SHBA etj.
Ish arsimtarja shpjegon se këtë zanat e ka trashëguar qysh në fëmijëri nga e ëma, ndërsa sot po e trashëgon tek gratë e tjera.
“Artizanati është një profesion që nuk të lënë pa bukë”, thotw Osmani, ndërsa nënvizon se qeveria duhet të miratojë urgjentisht një ligj që mbron artizanatin.
Fotografi i njohur Roland Tasho, që me aparatin e tij fotografikë ka çelur më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi e Hungari etj., po ndjek edicionin IV të “Panairit Kombëtar të Trashëgimisë dhe Artizanatit”.
I kënaqur thotë se gjithmonë i pëlqejnë eventet që organizohen në Gjirokastër.
“Shikoj turistë të huaj në këtë panair dhe kjo tregon se Gjirokastra ka të ardhme”, pohon Tasho.
Për të, panairi i duket interesante, plot kolori dhe shumë pjesëmarrës.
“Artizanati është profesion i vjetër, kërkon durim dhe shumë fantazi”, shpjegon me pak fjalë Tasho.
Flamur Bime, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, thotë se mjeshtrit e dikurshëm të qytetit argjendarë, drugdhënës, e gurëgdhendës kanë mbetur fare pak, por rritja e kërkesës për prodhimet e tyre, shërben si nxitje që një kategori e caktuar t’i rikthehet punimeve artizanale.
“Nuk është e rastësishme mbajtja e një panairi të tillë këto ditë, pasi punimet artizanale janë pjesë e traditës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit”, shprehet Bime.
Sipas tij, të ekspozuara në të dy anët e pazarit, punimet krijojnë një tjetër atmosferë në qendrën muzeale.
“Ndihmesë të madhe në rizgjimin e pazarit kanë dhënë organizatat jofitmpurëse dhe pushteti vendor, duke stimuluar tregtarët të çelin aktivitete aty. Dhjetëra punime cilësore të prodhura vite më parë apo të dala nga duart e mjeshtrave kohët e fundit, nuk ekspozohen vetëm në një dyqan, por janë shtrirë në të gjithë pazarit karakteristik”, shpjegon ai.
Suzana Turku, zv/ministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duke vlerësuar se artizanati është një art i bukur, shton se Gjirokastra duhet të ndjehet krenare që ky aktivitet zhvillohet për herë të katërt në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.
“Në Gjirokastër tashmë është ringjallur artizanati, si një mundësi për zhvillimin ekonomik”, thotë Turku, ndërsa thekson se qeveria shqiptare parashikon në buxhetin e ardhshëm një fond të veçantë për të stimuluar më tej artizanatin dhe zejtarinë.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s