Saranda, qyteti që vazhdon të hedh në det ujërat e zeza

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Njëzetë vjet më parë, ujërat e Jonit në brigjet e Sarandës ishin të kthjellta, të pastërta si “Syri i Kaltërt”, ndërsa sot ujërat e zeza, sidomos në Kanalin e Çukës “lundërojnë”.
“Shpërthimi më i madh, epiqendra e grumbullimit të ndotjeve, ka qenë shëtitorja buzë detit, sheshi në qendër të qytetit dhe rruga tregtare në lagjen numër katërt”, shprehet Marko Sotiri, specialistë.
Sotiri kujton se tre vjet më parë, ujërat e zeza mbytën qytetit, shkaktarë ishin firmat e ndërtimit.
“Tre ditë aksion janë dashur për të çarë 10 metra kanal-asfalto-betoni, për ta zhbllokuar e për ta vënë në funksion rrjetin transportues të ujërave të zeza”, tregon Marko.
Sipas tij, prej dy vjetësh pushteti vendor është treguar e rreptë me dhënien e lejeve të ndërtimit, gjë që ka ndikuar
“Asnjë vepër publike apo private që ndërtohet në Sarandë nuk fillon pa parë “bekimin” e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve”, garanton Marko, duke shtuar se “shtrëngimi” ka ardhur si pasojë e një investimi prej 4 milionë euro financuar nga Banka Botërore (BB), Banka Europian e Zhvillimit (EIB), si dhe nga Qeveria e Luksenburgut.
Aristotel Bita, shefi i kabinetit të Bashkisë Sarandë, thotë se ujërat e zeza derdhen aktualisht në Kanalin e Çukës, rreth 5 km larg qytetit bregdetar, në jug të vendit.
“Një investim shpëtues për detin dhe vlerat mjedisore e turistike të Sarandës ka nisur rreth dy vjet më parë dhe besoj se sezonin e ardhshëm ky fenoment do të zhduket”, pohon Bita.
Sipas tij, në afërsi të hidrovorit të Çukës, në kilometrin e dhjetë të rrugës kombëtare Sarandë-Butrint po ndërtohet një impiant për pastrimin të ujërave të zeza.
“Kjo vepër do të bërë thithjen në mënyrë të mekanizuar e me mjete bashkëkohore të ujërave me ngjyrë të zonës urbane të qytetit të Sarandës”, shpjegon shefi i kabinetit.
Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka, mendon se ky investim i shton vlerat turistike qytetit jugor, duke i dhënë fund brenda një afati të shkurtër ndotjes problematike të gjireve dhe plazheve të Sarandës, sidomos territorit në Plazhin e Ri, që edhe nga monitorimi i kësaj vere ka rezultuar në norma të tejkaluara të ndotjes.
Për këtë investim po punojnë inxhinierë të huaj konsulentë të kompanive prestigjoze “Joint Venture Dorsch Consult”, “Incowest” Mynih (Gjermani) etj.
“Prej dy vjetësh pritet që Saranda të realizojë përpunimin bashkëkohoro-teknologjik të ujërave të zeza dhe besoj se në fund të këtij viti gjithçka do të jetë gati”, shprehet Gjoka.
Drejtori i ndërtimit të impianit, Hajri Barjami, shprehet se  98% e volumit të punimeve ka përfunduar dhe dhjetori do të jetë afati i fundit. “Projekti synon të sigurojë trajtimin e ujërave të zeza sa më të pranueshme nga ana ekologjike, për të kryer mbrojtjen e burimeve natyrore ujore dhe mjedisore”, thekon Barjami.
Ky investim parashikon të përballojë 100 mijë banorë, nga 35 mijë që jetojnë aktualisht në Sarandë.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s