Mungesa e energjisë, probleme për biznesin në jug të vendit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Orgest Papa, 42 vjeç, ishte një nga tridhjetë biznesmenët gjirokastritë që protestuan një javë më parë para filialit të CEZ Shpërndarja, për mungesë të theksuar të energjisë elektrike.“Kërkoj dëmshpërblim, pasi CEZ Shpërndarja po më shkatërron biznesin”, thotë Orgest Papa, që prej 12 vjetësh administron një rrobaqepësi, me 150 punonjës, pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavije.
Ai thotë se CEZ Shpërndarja po abuzon me energjinë elektrike dhe nuk është në gjendje të normalizojë rrjetin shpërndarës.
“Çdo muaj paguaj mesatarisht 3 milionë lekë të vjetra faturën e energjisë”, tregon Papa, duke shtuar se prej dy muajsh energjia mungon pa lajmërim nga ora 09:00 deri në 14:00.
Sipas tij, ndërprerjet kanë trefishuar shpenzimet, kanë ulur numrin e punonjësve, si dhe kanë shtuar koston e prodhimit.
“Nuk e përballoj dot me gjenerator. Për këtë arsye kam shkurtuar 30 vende pune”, rrëfen Papa.
Për të, CEZ Shpërndarja është fajtore, pasi nuk është në gjendje t’i shërbejë konsumatorëve me korrektësi.
Mustafa Devolli, kryetar i Dhomës Rajonale të Tregtisë dhe Industrisë për Qarkun e Gjirokastrës, vlerëson pozitivisht privatizimin e OSSH-së, por ndihet i zhgënjyer nga administratorët e rinj.
“Tashmë ka ardhur koha që CEZ Shpërndarja t’u shërbejë me korrektësi konsumatorëve dhe të kthejë urgjentisht normalitetin në rrjetin shpërndarës.
Sipas tij, mungesa e një kontrate të re me CEZ ka favorizuar kompaninë e shpërndarjes, pasi ata nuk mbajnë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë nga mungesa apo luhatja e energjisë elektrike.
“Nëqoftëse do të ekzistonte një kontratë e re, kompania do të përshpejtonte investimet, do të ulte ndjeshëm humbjet në rrjetin e shpërndarjes, si dhe do të disiplinonte marrëdhëniet me konsumatorët”, shpjegon Devolli, duke shtuar se në qarkun e Gjirokastrës kryejnë aktivitet mbi 2500 subjekte prodhuese dhe tregtare, prej të cilave 500 biznese të mëdha.
Devolli mendon se tashmë ka ardhur koha që kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike të marrë përgjegjësit e duhura dhe t’i kërkojë ndjesë biznesit dhe konsumatorëve në jug të vendit.
“Është e papranueshme që një kompani, që pretendon se është serioze, të sillet pa përgjegjësi, madje të tallet me biznesin. Për hallin më të vogël, konsumatori më i thjeshtë është i detyruar të telefonojë në Fier dhe kurrë nuk merr një përgjigjje të saktë. Kjo është skandaloze”, thotë Devolli, ndërsa nënvizon se CEZ Shpërndarja përpara se të kërkojë rritjen e çmimin për kilovat, në fillim t’i kërkojë vetes rritjen e cilësisë së shërbimit.
Ai mendon se Enti Rregullator i Energjisë (ERE) duhet të detyrojë CEZ Shpërndarjen që brenda 6-mujorit të parë të vitit 2011 të nisë procesin e marrëdhënieve ligjore të dyanshme (kontratë) për furnizimin me energji elektrike.
“Në çdo çep të botës kompanitë e mëdha punojnë me kontrata të rregullta dhe mendoj se CEZ Shpëndarja nuk bën përjashtim”, përfundon Devolli.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s