Gjirokastra, qyteti që vetëmbytet çdo ditë nga mbeturinat urbane

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth dy muaj më parë Gjirokastra u mbulua nga një tym i dendur, pas një zjarri të madh në vendin ku grumbullohen mbeturinat urbane, shumë pranë periferisë së qytetit.Referuar këtij rasti, rektori i universitetit të Gjirokastrës, Gëzim Sala, gjykon se situata ishte e papranueshme, sidomos për një qytet që pretendon të zhvillojë turizmin historik dhe kulturor.
Sipas tij, djegia e mbeturinave ishte një pakujdesi e pushtetit vendor, ndërsa po të vizitosh lagjet e sipërme të zonës muzeale do gjesh kudo mjedise të ndotura.
Në lagjen “Dunavat” një urë monumentale shumëshekullore është mbuluar nga mbeturinat urbane, dhe sipas rektorit Sala, e njëjta gjendje shfaqet dhe në lagjen elitare “Varosh”, 50 metra larg shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare.
Në fakt me mijëra qese plasmasi janë hapur në përrua në një sipërfaqe prej 250 metra katrorë, ndërsa gjelbërimi nuk ekziston. Bashkia ka vendosur kazane, por banorët i hedhin në përrua mbeturinat prej 20 vjetësh. “Kjo situatë është e papranueshme, ndërsa pushteti vendor duhet të tregohet më i ashpër dhe të shumëfishojë taksën e pastrimit në lagjet më problematike”, thekson Sala, ndërsa nënvizon se ka ardhur koha që administrata e pushteti vendor të punojë mbi bazën e një hartë mjedisore, ku të identifikohen të gjitha lagjet problematike.
Taksa e pastrimit, shpjegon Sala, duhet të diferencohet, sepse shton ai, një banor i lagjes “18 shtatori”, ku ndotja e mjedisit është e ulët, nuk ka pse të paguajë të njëjtin taksë me banorin e lagjes “Dunavat”, që preferon t’i hedhë mbeturinat urbane jashtë vendit të grumbullimit.
Ai mendon se ky diferencim do ta disiplinonte taksapaguesit, pasi vetë banorët do të ishin të interesuar që mbeturinat urbane t’i hidhnin në vendin e caktuar, për të shmangur taksën e lartë të pastrimit.
Angjelina Dudumi, 63 vjeç, ish-arsimtare, që banon nga fëmijëria në lagjen “Dunavati II”, një ndër më të vjetrat në Gjirokastër thotë se ndotja e mjedisit paraqitet tepër problematike në këtë zonë ku jetojnë 2 mijë banorë.
“Gjelbërimi është fjalë e huaj”, shprehet Angjelina,  ndërsa tregon se dy vite më parë u vendos një kosh i madh, por përfundoi në përrua, ashtu si mbeturinat.
Për pastrimin e lagjes nga mbeturinat urbane nuk kanë munguar kërkesat në bashki, por ato kanë rënë në vesh të shurdhët.
Përparim Kore, përgjegjësi i zyrës së shërbimeve pranë Bashkisë së Gjirokastrës, pohon se është njohur me problemin e banorëve të lagjes “Dunavat II”, por situata është krejt ndryshe.
“Pushteti vendor është shumë i interesuar që mbeturinat urbane të hidhen në vende të caktuara, por janë banorët që nuk e preferojnë një gjë të tillë”, shpjegon Kore, duke shtuar se disa lagje të vjetra, si “Pazari i Vjetër”, “Bashteja e Teqesë”, “Manalati”, “Dunavati I e II”, “Çfaka”, “Harmurati”, “Meçite”, “Zinxhira” e “Varosh” janë më problematike.
Përgjegjësi i zyrës së shërbimeve tregon se pushteti vendor nuk ka asnjë projekt aftamesëm apo aftagjatë për të ndërtuar një landfill, (vend grumbullimi të mbeturinave urbane).
“Duhen miliona euro për të ndërtuar një impiant përpunues”,  thotë Kore.
Gjirokastra prodhon çdo ditë 70 tonë mbeturina, kurse ndërmarrja e pastrimit angazhon 94 punonjës dhe 5 automjete.

Advertisements

1 Koment

  1. Prroblemi i mbeturinave ne lagjen Dunabat eshte nje shqetesim i pa zgjidhur i bashkise se GJirokastres, une vet si banor i kesaj lagje jam ankuar ne bashki ,po pa rezultat.Jam emigrant prej shume vitesh ne Greqi dhe cdo vit ne muajin Gusht vime per pushime.E dua shume lagjen time dhe Gjirokastren mendoj se eshte nje nga qytetet me te bukura dhe me vlere te SHqiperise.Shtepia ime ndodhet shume prane peroit ,mbeturinat i kam perpara ne ballin e shtepise,shume her une vet jam zene me gjitonet per kete problem por nuk kam zgjidhur azgje,gjendia vazhdon te jet njesoj mbeturinat vazhdojne te hidhen duke shkateruar ambientin dhe shendetin qe eshte me kryesoria.Jam shume i shqetesuar nuk mund te gjej nje zgjidhje,ndihem i pa fuqishem perpara ketij problemi ,mosperfillia e bashkise per kete pjese te lagjes eshte e papranushme.JU LUTEM ME NDIHMONI!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s