Gjirokastër: Në ditë në fabrikën e riciklimit të plasmasit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Jani Gega, 39 vjeç, babai i një fëmije, administron prej 5 vjetësh një fabrikë të vogël të riciklimit të plasmasit, në fshatin “Andon Poçi”, rreth 7 km larg Gjirokastrës.Për të arritur deri tek ky investim, Gega tregon se ka investuar mbi 50 mijë euro, ka punësuar katër persona, si dhe ka grumbulluar rreth vetes mbi 20 bashkëpunëtorë.
Ai thotë se lëndën e parë e gjen në jug të vendit, e përpunon në fabrikë dhe më pas e çon kallëp në Tiranë.
“Është vështirë të bësh biznes të tillë në Shqipëri. Njërëzit të paragjykojnë, ndërsa dy muaj më parë mjedisorët të gjobisin për ndotje”, tregon Gega, duke nënkuptuar peripecitë që ndesh ai gjatë aktivitetit fitimprurës.
Ai shpjegon se fabrika e riciklimit nuk e ndot mjedisin, përkundrazi e shëndosh atë.
“Ndotësit më të mëdhenj janë njerëzit. Sot gjen në rrugë, në përrua, në lumë dhe në qytet mijëra qese plasmasi të hedhura kudo, ndërsa unë thjesht i grumbulloj dhe i ricikloj”, thotë Gega, ndërsa shpjegon se plasmasi kërkon 50 vjet të riciklohet në natyrë, ndërsa fabrika i përpunon për një orë.
Sipas tij, interesimi i riciklimit të mbeturinave kohët e fundit është rritur ndjeshëm, sidomos nga pushteti vendor.
Në Greqi, kujton Gega, njerëzit i ndajnë mbeturina në dy kosha, plastika dhe organika veç. Kjo, sipas tij, lehtëson përpunuesit, ul në maksimum nivelin e ndotjes, si dhe siguron lëndë të parë me kosto të ulët.
“Unë jam i intersuar që të vendos kosha në qytet, t’i grumbulloj dhe transportoj vetë, por pushteti vendor nuk garanton fushatë sensibilizuese me komunitetin”, pohon Gega.
Administratori i fabrikës nënvizon se grumbullimi i kanaçeve në Shqipëri ka funksionuar me sukses. “Sot nuk gjen asnjë të tillë (kanaçe) në rrugë. Ato janë “zhdukur” nga ambienti falë grumbulluesve. Këta janë ambientalistë të vërtetë”, shprehet Gega, duke shtuar se kjo skemë duhet të funksionojë dhe për mbeturinat plastike.
Gega thekson se pesë kompanitë fitimprurëse më të mëdha në qarkun e Gjirokastrës: “Harri Lena”, “Fresh Compani”, “Trebeshina”, “Glina” dhe “Ujë i Ftohtë”, janë shumë të interesuar, që mbetjet plastike të riciklohen dhe jo t’i depozitojnë pranë lumit apo t’i hedhin në mjedise.
“Një herë të javë, këto mbetje transportohen, përpunohen dhe kthehen në lëndë të parë për fabrikat e plasmasit”, thotë Gega.
Sipas tij, romët gjirokastritë kohët e fundit ia kanë parë të mirat, që sjellë grumbullimi i mbetjeve plastike. “Një rom mund të fusë në xhep mesatarisht 300 euro në muaj, një fitim goxha i mirë”, tregon Gega.
Një nga këta grumbullues është Ahmet K., 45 vjeç, babai i 6 fëmijëve, që jeton në periferi të Gjirokastrës, në lagjen “Zinxhira”.
Ai thotë se grumbullimi i plasmasit në terren është i lehtë, i gjen kudo, por kërkon përqëndrim.
“Dy herë në javë vjen automjeti i fabrikës dhe i transporton. Lekët i marr rregullisht një herë të muaj”, pohon Ahmeti, duke shtuar se një vit më parë grumbullonte kanace, por sot është vështirë t’i gjesh.
Marieta Kola, Presidentja e Shoqatës së Mjedisit dhe Turizmit Gjirokastër (SHMTGJ) thotë se riciklimi i mbetjeve urbane ka si qëllim të nxisë përhapjen e praktikave të dobishme për ruajtjen pastër të mjedisit.
“Inkurajimi i njësisë së riciklimit të plasmasit në fshatin “Andon Poci” dhe përhapja e këtij model biznesit në zona të tjera është mjaft i rëndësishëm”, thotë Kola, duke shtuar se tashmë nevojitet dhe një bashkëpunim i gjerë me komunitetet vendore, veçanërisht në ndarjen e mbeturinave shtëpiake, që përdoren për riciklim.
Sipas saj, Shoqata e Mjedisit dhe Turizmit, Gjirokastër do të angazhohet në takime publike me grupe të komuniteteve, për të përhapur më shumë informacion mbi të mirat që sjellë riciklimi i mbetjeve urbane.
“Për ne si organizatë mjedisore mjaft e rëndësishme është edhe bashkëpunimi me median lokale, për të dërguar tek publiku mesazhet e një angazhimi më të madh për çështjen mjedisore, sidomos për menaxhimin e mbetjeve urbane”, përfundon Kola.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s