Reportazh / Boboshticë: Të hiqet betoni nga varret, të kthehen në identitet

Reportazh / Boboshticë: Të hiqet betoni nga varret, të kthehen në identitet
Nga Telnis Skuqi
KORÇË – Rreth 40 vjet më parë, Viktor Eftimiu, shkrimtar dhe dramaturg i njohur në arenën europian, pasi vizitoi vendlindjen e tij, Boboshticën, nga ishte larguar 4 vjeç, deklaronte se “jam shqiptar nga Boboshtica dhe ndihem krenar për këtë fakt”.Banorët në Boboshticë, rreth 5 km larg Korçës, fshati ku janë dhunuar varet 200-vjeçare, akuzojnë segmente të caktuara greke, organizatën OMONIA dhe persona të veçantë.
Nina Çaprazi nga Boboshtica, 62 vjeç, mësuese pensioniste, thotë se fshati është një trevë shqiptare, e pastër dhe e kulluar.
“Veç banorëve autoktonë, këtu jetojnë vllehë, të cilët edhe pse nuk dinë origjinën e tyre, shtiren më grekë se vetë grekët”, thotë Çaprazi. Sipas saj, por dhe boboshtarëve të tjerë, vllehët zbritën nga malet pas Luftës së Dytë Botërore, u integruan dhe tashmë po trashëgojnë pronat sipas ligjit 7501.
“Mbaj mend që është kënduar një këngë që i kushtohej procesit të integrimit të vellhëve për sistemin komunist”, tregon Çaprazi, duke përmenduar vargjet: “kush e njihte vellah mavrinë/ përmbi mushk’ e kish shtëpinë”.
Ish-mësuesja e filologjisë kujton se pas viteve 1990, Greqia u dha vllehëve një pension të majmë, 350 euro për person dhe flet e revoltuar për atë që po ndodh aktualisht në fshat. “Është një njollë turpi para historisë sonë”, thotë ajo.
Sotiraq Koço, kujdestari i kishës, thotë se tre javë më parë, një prift, katër persona të panjohur dhe kryetari i OMONIA-s të Korçë, Naum Disho, dhunuan eshtrat e të parëve të tij, 200 vjeçarë, duke shtruar beton.
“Ata nuk janë ushtarë grekë, siç pretendohet, por banorë të vjetër të fshatit”, pohon Koço, kushëri i afërt me kompozitorin dhe dirigjentin e njohur shqiptar, Eno Koço.
Sipas tij, “në Boboshticë vetëm dy ushtarë grekë janë vrarë në luftën italo-greke dhe eshtrat ndodhet në varrezat publike, poshtë fshatit. Pretendimi se varret e tyre ndodhen sipër fshatit, është thjeshtë një mashtrim”.
Sotiraqi tregon se “kryqi i madh në varrezat e vjetra është vendosur në vitin 1996 nga përfaqësues të OMONIA, në këmbim të viza afatëgjatë për banorët”.
“Nuk e harroj atë ditë. Ishte aktivisti i OMONIA-s, Stavri Zuko, aktualisht në Amerikë, që vendosi kryqin e turpit”, thotë Sotiraqi.
Për të, kreu aktuali i OMONIA në Korçë, Naum Disho, është hileqari, që hoqi dy gurre nga varret e vjetra dhe vuri dy gurë me mbishkrime greke, për të kujtuar idenë se ushtarët greke kanë rënë këtu.
“Në varrezat e vjetra ndodhen disa gurë të zeza, disa të bardha. Këto të fundit janë vendosur këto ditë, lëvizin lehtë me dorë dhe me mbishkrime greke”, thotë Sotiraqi.
“Banorët kërkojnë që të hiqet betoni, të largohet kryqi, ndërsa objektit t’i kthehet identiteti”, shton ai, duke nënkuptuar se varrezat e vjetra publike nuk mund të tjetërsohen.

Pak histori
Boboshtica përmendet shekuj më parë si fshat me banorë autoktonë. Para çlirimit të vendit ka qenë 30-35 shtëpi me banorë vendas të besimit ortodoks. Nga ky fshat kanë dale figura të shquara si Viktor Eftimiu, shkrimtar i madh, që veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Rumani, por edhe figura të tjera si  Gjergji Bubani, themelues i Radio-Tiranës në vitin 1936, prof. Sotir Kuneshka, fizikan i shquar, etj.
Në vitet e para pas çlirimit aty kanë shkuar dy familje vllehe dhe më pas, vit pas viti, vllehët arritën në 70 familje, duke përbërë shumicën. Pas viteve ’90, organizata Omonia ka pasur mbështetje të madhe nga familjet vllehe, mbështetje që vazhdon ta kete edhe tani, edhe pse shumica e tyre janë në emigracion.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s