Dossier / Sarandë: Tragjedia e butrintit, një ngjarje që mund të ishte shmanguar

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Albert Korovelli, 42 vjeç, nga fshati Stan i komunës Karbunar të Lushnjës, ishte një nga 17 fatlumët që i shpëtoi vdekjes dy vjet më parë kur barka prej druri u përmbys në kanalin e Vivarit dhe kur si pasojë humbën jetën 5 klandestinë.Ai thotë se tragjedia e Butrintit mund të ishte shmangur më 19 tetor 2008.
“Në momentin e mbytjes së varkës në bord ndodheshin 22 klandesitinë, nga të cilët katër femra”, kujton Korovelli, duke shtuar se barka u zhyt vertikalisht rreth 60 metra larg bregut të liqenit.
Korovelli tregon se kishte paguar 1000 euro për të shkuar klandestin në Greqi, kishte qëndruar tre ditë në Sarandë, ndërsa kishte fjetur jashtë hotelit, për shkak të kontrollit të policisë lokale.
Sipas tij, barkën prej druri e drejtonin dy fëmijë.
“Tani jam i qetë. U vu në vend drejtësia”, thotë Korovelli.
Për të, tragjedia ndodhi nga makutëria e trafikantëve, të cilët i detyruan me forcë kladestinët të hipnin në barkën e peshkimit, për të shmanguar policinë kufitare, si dhe për të fituar disa lekë më shumë.

Ngjarja
Dy vjet më parë, policia e Sarandës ka konfirmuar, se tragjedia e Butrintit ndodhi më 19 tetor 2008, në orën 19:18 të mbrëmjes së diel.
Një grup i përbërë nga 22 klandestinë ishin nisur drejt shtetit Greqisë, duke përshkruar intenerali Sarandë-Butrinti-Qafëbotë.
Duke ju referuar të njëjtave burimeve emigrantët vinin nga Shqipëria e Mesme: Fier, Lushnjë, Elbasan, Mallakastër dhe Berat.
Një ditë pas tragjedisë, policia e Sarandës filloi kërkimet në liqenin e Butrintit, pas denoncimit të një qytetari nga Lushnja, për djalin e tij 17-vjeçar Ndriçim Myftari, i cili nuk figuronte mes të mbijetuarve dhe të zhdukurve.
Për të bërë kërkimet nënujore, në ndihmë të policisë lokale erdhën dhe një grup polumbarësh nga Tirana, si dhe specialistët e grupit hetimor.
Gjatë kërkimit për të gjetur trupin e 17 vjeçarit, polumbarët nxorrën më parë dy trupa të tjerë.
Ilir Lluri, gazetar, kujton se falë kërkimeve të babait të Ndriçim Myftari, dy trupat e tjerë nuk do të ishin gjetur.
“Më kujtohen puna e vështirë që hasën polumbarët. Prindërit e viktimës nuk po identifikonin fëmijën e tyre. Ishin mbytur edhe dy të tjerë të Butrintit. Policia e gjeti pas tre ditës”, pohon Lluri.
Ndërkaq, policia e Sarandës ndaloi shtatë persona, katër prej të cilëve u dënuan nga Gjykata e Faktit të Sarandës me 59 vjet burg gjithsej, si dhe nga 8 milionë lekë secili.
Nervrie Duka, dënoi me 21 vjet burg Hiqmet Sollakun nga Fieri, i cilësuar si protagonist i tragjedisë, Dashamir Mane me 17 vjet burg, Brahim Madhi me 16 vjet dhe Albert Gega me 5 vjet, që të gjithë më akuzën “vrasje të më shumë se dy personave” dhe “trafikim të qënieve njerëzore me qëllim përfitimi”.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s