Boboshticë / Flet Lefteri Cino: “Dëshmoret e rënë në luftë duhet të nderohen atje ku kanë rënë, ose atje ku prehen”

Nga Telnis Skuqi
KORÇË – Lefteri Cino nga Boboshtica, 75 vjeç, ka udhëtuar mbi 600 kilometra nga Athina (Greqi) në Korçë, për të përkujtuar kunatën e saj, por sot ajo nuk ka patur mundësi ta bëj një gjë të tillë, pasi varrezat 200 vjeçare të kishës së Shën Mërisë ishin “pushtuar” nga përfaqësues të Omonia, konsullata greke etj, për të nderuar, sipas tyre, dy ushtarë grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke. “Jam shumë e indinjuar për dhunimin e varrezave të fshatit”, pohon Cino, duke shtuar se “dhunimi është një mëkat i madh”.
Cino thotë se në varrezat e vjetra të fshatit, midis shumë banorëve të tjerë është varrosur dhe kunata e saj, në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
“Ishte fare e re. Çdo vit e kujtojmë, por tek varri i saj këto ditë kanë hedhur beton”, tregon Cino, ish-rrobaqepse në pension, nëna e katër vajzave, katër mbesave dhe një nipi.
Për të, të vdekurit nuk nxirren mbi dhe, por as nuk mund të bëhen ushtarë grekë, sepse, thotë ajo, lufta u zhvillua në malin e Boboshticës, 3 km larg fshatit.
“Të mos ngatërrojmë malin me fshatin Boboshticë. Kunata ime e ndjerë e përjetoi luftën në shtrat, duke dhënë shpirt”, shprehet 75 vjeçarja.
Cino thotë se në dimër jeton në Greqi, ndërsa në verë, në vendlindje, në Boboshticë. Çdo vit, më 31 tetor, ajo vjen në fshat, rregullon shtëpinë dhe bën të gjitha nderet për të afërmit e saj që nuk jetojnë më.
“Unë jam besimtare orthodokse. E dua Greqinë, por askush nuk ka të drejtë të fusë duart në xhaketën e tjetrit”, mendon Cino, duke nënvizuar se të vjedhësh identitetin e tjetrit është krim, veprim ordiner dhe i dënueshëm.
“Nuk e kuptoj nxitimin e disa personave që dëshirojnë të tjetërsojnë varret 200 vjeçare”, thotë ajo, duke shtuar se pas liberalizimit të vizave, banorët nuk do të kenë nevojë të “shiten” lehtë dhe të ndryshojnë identitetin e tyre.
Cino shpjegon se në varret e kishës së Shën Mërisë nuk ndodhen asnjë ushtar grek dhe as murgj, siç pretendojnë ca persona.
“Boboshtica nuk u prek nga lufta se Italia fashiste e sulmoi Greqinë, pasi kishte pushtuar më parë Shqipërinë”, thotë Cino.
Sipas saj, boboshtarët e kanë respektuar luftën heroike të grekëve, pasi kishin të drejtë të mbroheshin nga fashistët. “Mbaj mend që një ushtar grek u gjet i vdekur në pyll nga një bashkëfshatar. Fshati i bëri të gjitha nderet dhe e varosi në varrezat poshtë fshatit”, pohon Cino.
“Dëshmorët e rënë në luftë duhet të nderohen atje ku kanë rënë, ose atje ku prehen”, përfundon 75-vjeçarja Lefteri Cino.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s