Gjirokastër: Ndërmarrja e ujësjellësit duhet të ecë me hapin e kohës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një javë më parë Ndërmarrja e Ujësjellësit i preu ujin një banori të pallatit tim, i prishi murin dhe e gjobiti për moskorrektësi në pagimin e faturës.Dritan Voçka, 37 vjeç, ekonomist, thotë se është klient i rregullt dhe të gjitha detyrimet i ka likuiduar përmes internetit.
Sipas tij, fatura e ujësjellësit vjen njëherë në vit, paguan çdo muaj 1118 lekë të reja, si dhe likuidon rregullisht taksat vendore.
“Isha debitor sipas ndërmarrjes së ujësjellësit, por pas verifikimit që u kryen në bankë rezultova shumë i rregullt”, tregon Voçka, duke shtuar se prej dy vjetësh kjo ndërmarrje nuk ishte interesuar fare për të ardhurat.
Voçka nënvizon kjo situatë është e patolerueshme. Ndërmarrja e Ujësjellësit duhet të ndryshojë urgjentisht stilin e punës, si dhe liberalizojë shërbimin e pagesës.
“Të them të drejtën nuk dua t’i paguaj faturat në sportel. Atje ka shumë radhë dhe sportelistja të mban reston pa të keq, me justifikimin se nuk ka të holla”, shpjegon Voçka.
Për këto arsye ai ka zgjedhur si rrugë shpëtimi internetin, ku brenda pesë minutash likuidon tre faturat, duke filluar nga CEZ Shpërndarja, celularin, si dhe detyrimet që ka ndaj Entit të Banesave.
Katër muaj më parë, me një problem të tillë u përballë dhe spitali civil i Gjirokastrës. Ndërprerja e ujit të pijshëm nuk i dha mundësi 12 pacientëve me hemodializë të përfitojnë shërbimin mjekësor.
Genci Sinoimeri, drejtori i spitalit, u shpreh atëherë se institucioni shëndetësor i ka shlyer të gjitha detyrimet që ka ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
“Nuk kemi asnjë detyrim të mbartur qoftë prej vitit të kaluar, apo edhe për këtë vit”, pohoi Sinoimeri, duke nxjerrë si provë materiale faturat e pagesës.
Kosta S., një punonjës i Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizime, thotë se ky është një institucion me vetëfinancim, administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe si e tillë duhet të mbledhë të ardhura që të funksionojë.
“Dy vitet e fundit shumë konsumatorë preferojnë të paguajnë faturën përmes internetit, por fatkeqësisht ne ende nuk jemi ambientuar me këtë shërbim të ri, gjë që ka krijuar një handikap midis shitësit dhe blerësit”, pohon Kosta.
Për të, ky problem nuk duhet të tolerohet më nga specialistët e ndërmarrjes.
“I kërkojmë ndjesë klientëve dhe garantojmë se të gjitha dëmet do të riparohen menjëherë nga ujësjellësi”, shprehet Kosta.
Ai sqaron se  banorët gjirokastritë furnizohen me ujë të pijshëm nga tre burime, Tranoshishtë, Buduk dhe Hos. Dy të parat ndodhen në komunën e Antigones, ndërsa burimi i tretë ndodhet në komunën e Lunxhërisë, përkatësisht 5, 10 dhe 15 km larg qytetit të Gjirokastrës.
“Burimi i Tranoshishtës ka prurje 90 litra për sekondë dhe arrin të furnizojë të gjithë qytetin nga muaj dhjetor deri në qershor”, tregon Kosta, ndërsa thekson se gjatë stinës së verës konsumimi i ujit është i lartë dhe për të garantuar prurje të shumta vihen në funksionim burimi i Hosit dhe Buduku, të cilat së bashku grumbullojnë në depo 110 litra ujë në sekondë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s