Vëzhgim / Gjirokastër: Një insekt dëmtues po rrezikon rrepet shekullore

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një insekt që dëmton gjethet, trugun dhe than të gjithë pemët i shfaqur prej 4 vitesh po rrezikon rreth 100 rrepe në rrethin e Gjirokastrës, prej të cilave, 47 janë shpallur Monument Natyre, të cilët po përjetojnë momentet më të vështira.  Shkëqim Guçe, kryetari i Komunës së Picarit thotë se po zhduket një nga trashëgimitë e veçanta natyrore të jugut dhe për këtë shton se eleminimi i insektit dëmtues kërkon fond të veçantë dhe burime njerëzore.
Guçe nënvizon se pushteti qëndror dhe vendor duhet të bashkëpunojnë në dobi të shëndetit të rrepeve, pasi, sipas tij, në qoftë se nuk vihet dorë brenda 10-vjeçarit të ardhshëm, këto pemë shumëshekullore do të zhduken përgjithmonë.
Rreth 4 vjet më parë, Rrapi 300 vjeçar i Mashkullorës, i njohur ndryshe si “rrapi i Çerçiz Topullit”, një monument natyre dhe historikë rrezikoi të digjet, kur disa fëmijë ndezën një zjarr dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëherëshme të zjarrfikësve të Gjirokastrës, u dëmtua dukshëm në pjesën e poshtme.
“Rrapi në qendër të fshatit të Mashkullores është kthyer në një simbol që nga koha kur Çerçiz Topulli luftonte kundër turqve në vitin 1908″, thotë Shyqyri Hysi, pedagog i historisë në Universitetin e Gjirokastrës.
Prof. dr. Niko Rogo, pedagog i gjeografisë në Universitetin “Eqrem Çabej” i cilëson rrepet “tempuj të natyrës”, me vlera të mëdha shkencore, ekologjike, kulturore, didaktike, fetare, madje dhe vlera turistike.
“Rrepet janë pak të njohura dhe të vlerësuara nga institucionet e specializuara dhe pushteti vendor dhe në këto kushte, janë lënë në mëshirë të fatit dhe si të tilla janë dëmtuar”, mendon Rogo.
Sipas tij, rrepet që marrin statusin e Monumentit të Natyrës duhet të kenë moshë të hershme, qindra vjeçare.
“Monumente të Natyrës mund të jenë dhe drurët me vlera të veçanta estetike dhe dekorative, që lidhen me formën e kurorës, lartësinë e madhe të drurit apo faktorë të tjerë që i evidenton më mirë vlerën estetike, si vendosja e pemës në majën e kodrave, maleve, në qafa apo sheshe të izoluara”, pohon Rogo.
Ai shpjegon se 47 rrepe janë shpallur Monumente Natyre në periudha të ndryshme, 27 prej tyre në vitin 1990, ndërsa pjesa tjetër më 20 dhjetor 2002, me VKM (Vendimi i Këshillit të Ministrave), të ndara në dy kategori: “B” me rëndësi kombëtare dhe “C” me rëndësi lokale.
“Për shkaqe natyrore, mplakje, rrufetë, erozioni etj., disa nga këto rrepe janë dëmtuar ose kanë humbur vlerat e tyre, si rrapi i Çerçiz Topullit (Gjirokastër) apo ai në Mashkullorë”, thotë Rogo.
Ndryshe nga këta, rrepet e Fushë-Bardhës, Zhulatit, Sheper, Nivanit, Ndëranit, Çatistës, Poliçanit, Koshovicës, Selos, Tranoshishtës, Stegopul, Këllezit, Dhoksatit dhe Libohovës vazhdon të ekzistojnë, por në gjendje të mjerueshme, thotë ai .
“Specialistët duhet të studjojnë gjendjen e rrepeve dhe rreziqet që i kërcënojnë dhe mbi këtë bazë, të propozojnë masat mbrojtëse dhe rigjeneruese”, thotë Rogo, që nuk përjashton për këtë qëllim as aktivitetet sensibilizuese dhe të fillojë botimi i materialeve studimore dhe propagandistike.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s