Vëzhgim / Gjirokastër: Rruga e vështirë për të patur siguri në punë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Tre muaj më parë, Enea A. nga Saranda, 35 vjeç, punëtor ndërtimi, u aksidentua në punë, duke rënë nga lartësia e tre kateve, për shkak se kishte neglizhuar masat e sigurisë dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar për tërë jetën.“Për të siguruar të ardhurat neglizhova jetën time. Fajtorë janë të dy palët, punëmarrësi dhe punëdhënësi”, shpjegon Enea, duke shtuar se aktualisht jeton me pensionin e invalidit.
Enea thotë se punëtorët e ndërtimit kanë probabilitet të lartë të aksidentohen në punë.
“Në vendin tonë nuk respektohen masat e sigurisë edhe pse ligjet ekzistojnë”, pohon Enea.
Për të, kjo situatë është e patolerueshme, pasi gjatë këtij viti në jug të vendit janë aksidentuar në punë pesë punëtorë, prej të cilëve dy humbën jetën, njëri në Konispol dhe tjetri në Gjirokastër.
Sipas tij, shteti duhet të veprojë urgjentisht dhe të penalizojë punëdhënësit për të mos shtuar viktima të tjerë.
“Masat e sigurisë në punë duhet të jenë primare, pasi do të jetë tepër vonë”, shprehet Enea.
Lefter Qiriqi, shefi rajonal i shërbimit të zjarrfikëseve të Gjirokastrës, thotë se siguria në punë fillon me instalimin e masave antizjarr, si dhe me vendosjen e shkallës së shpëtimit.
“Asnjë institucion shtetëror dhe privat nuk ka një plan “B” në rast aksidenti në punë. Të gjithë janë të rrezikuar”, shprehet Qiriqi, duke marrë si shembull vdekjen e 21 vjeçarit, i cili humbi jetën tre muaj më parë në majë të shtyllës elektrike, në lagjen “Zinxhira”, dy km larg qendrës së qytetit.
Burime zyrtare nga Zyra Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës, me seli në Gjirokastër, thonë se punëdhënësit janë të detyruar të marrin masa parandaluese për të siguruar jetën dhe shëndetin e punëmarrëve.
“Disa kompani të mëdha biznesi në qarkun e Gjirokastrës i kanë plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa sektori i ndërtimit le për të dëshiruar”, shprehet një zyrtar i këtij inspektoriati.
Sipas tij, një vit më parë është miratuar nga Këshilli i Ministrave projektligji “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta në kuadrin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
“Projektligji ka për objekt garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punëmarrësve dhe përcaktimin e përgjegjësive të punëdhënësve për të arritur një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve ndaj rreziqeve në punë”, nënvizon zyrtari, duke shtuar se me këtë projekligj për herë të parë merren masat e nevojshme nëpërmjet parandalimit të rreziqeve për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.
Ai thotë se çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik, është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor të aksidentuarit, por në fakt shumë rrallë ndodh një gjë e tillë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s