Reportazh / Gjirokastër: CEZ Shpërndarja, një shërbim që duhet përmirësuar

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dy ditë më parë, banorët e Gjirokastrës përjetuan, pas tre vjetësh, një errësirë të plotë për 24 orë për shkak të përmbytjes së nënstacionit të vjetër elektrik, i cili ndodhet 150 metër larg lumit Drino.

Mihal Dhiakoni biznesmen, thotë se mungesa e energjisë elektrike ishte e patolerueshme, e dëmshme për ekonominë, si dhe dënueshme.
“CEZ Shpërndarja po kontribuon negativisht në zhvillimin ekonomik ketu në jug. Është e pafalshme që një kompani monopol në treg të sillet me konsumatorët në mënyrë të papërgjegjshme”, shprehet Dhiakoni, ndërsa nënvizon se tre vjet më parë u ndërtua 1.5 km në hyrje të Gjirokastrës, një stacion i ri elektrik bashkëkohor, që ende nuk funksionin plotësisht.
Ai thotë se CEZ Shpërndarja pretendon se stacioni i vjetër elektrik u përmbyt nga lumi Drino, por kjo sipas tij, është një justifikim i paargumentuar.
“Në Gjirokastër edhe fëmijët e dinë se në dimër nënstacioni i vjetër elektrik përmbytet. Atëherë lind pyetja: Çfarë ka bërë kompania gjatë këtyre viteve për t’u mbrojtur nga përmbytja?! Asgjë”, shprehet Dhiakoni.
“Unë tërë vitin paguaj rregullisht faturat e energjisë, pasi mendoj se ky shërbim më nevojitet në ditë të vështira”, thekson ai.
Për të, ky fenomen duhet të marr menjëherë fund, pasi CEZ Shpërndarja edhe në ditë të bukura ul thikat e nënstacionin.
Ekonomishti Ilir Gushi, që ndjek bisedën, shton se mungesa e energjisë elektrike i ka kushtuar biznesit 20 milionë euro humbje, ndërsa shteti ka humbur 4 milionë euro TVSH (Taksë mbi Vlerën e Shtuar).
“Një humbje e tillë nuk falet. Shteti duhet t’i tregojë vendin dhe të mos lejojë që një kompani e tillë, momopol të treg, të sillet me konsumatorët si fëmijë i keq”, pohon Gushi.
Gushi thekson se, përpara se të privatizohej KESH-i, zëri i konsumatorit dëgjohej.
Sot po ndeshemi me një fakt të hidhur, transparencën.
“CEZ Shpërndarja nuk është e hapur me publikun. Ata të sorollasin për një hall, për një ankesë dhe për një kontratë. Një gjirokastrit duhet të telefonojë në Fier për të zgjidhur problemin”, thotë Gushi, duke shtuar se në dispozicion të konsumatorit janë vendosur tre linja telefonike me pagesë, por asnjëra nuk përgjigjet.
Sipas tij, reagimi i parë pozitiv i shtetit në favor të konsumatorëve erdhi dje nga kryetari i Enti Rregullator i Energjisë, Bujar Nepravishta, i cili deklaroi se kontrata i njeh të drejta vetëm kompanisë çeke, jo konsumatorëve.
“Më mirë vonë se kurrë. CEZ Shpërndarja duhet ta kuptojë se Shqipëria nuk është vend i botës së tretë, ku mund të pasurohesh brenda ditës, duke rritur çmimin, por mund të fitojë vetëm duke rritur cilësinë e shërbimit dhe të mbajë përgjegjësi për dëmet që shkakton ndaj të tretëve”, përfundon Gushi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s