Reportazh / Gjirokastër: Konsumatori i pambrojtur nga ushqimet e klonuara

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Nëna e dy fëmijëve të mitur, 33-vjeçarja Elona Kuqi ishte shumë e revoltuar dje me shitësin e lagjes, pasi dy orë më parë, kishte blerë një pako sheqer të ambalazhuar, brenda së cilës gjeti papastërtira pafund.

“Si është e mundur që produkte të tilla ushqimore shiten në treg”, pyet Elona shitësin.
Ajo mendon se fajtor nuk është prodhuesi, por tregtari, i cili për të fituar dy lekë më shumë, pranon dhe shet  produkte të paçertifikuara nga institucionet e specializuara.
“Nuk dimë çfarë fusim në gojë. Që në fillim dyshova, por shitësi më garantoi se është e cilësisë së lartë”, tregon Elona, duke shtuar se pakoja e sheqerit ishte e ambalazuar dhe dizanjuar keq.
Ajo thotë se është e patolerueshme që produkte ushqimore të tilla jetike të tregëtohen në prani të institucioneve të specializuara.
“Dikush duhet t’i parandalojë këta tregtarë të papërgjegjshëm, pasi më pas do të jetë tepër vonë”, thotë Elona, ndërsa kujton se dy muaj më parë, vajza e saj 15-muajshe shpëtoi mrekullisht nga helmimi, pasi konsumoi më parë qumësht të amballazhuar, të blerë në qendër të qytetit në Gjirokastër.
“U informova se qumështi ishte brenda skandencës, por ishte ruajtur në kushte të pafavorshme, ç’ka shkaktoi prishjen e produktit përpara afatit”, sqaron Elona.
Mësuesi i fillores, Refik A., që ndjek bisedën, shton se në Gjirokastër shumë ushqime jetike shiten të pakontrolluara dhe të klonuara.
“Si është e mundur që në dyqanet e qytetit të tregëtohet sheqer me etiketë “Made in Gjirokastra”, ku dihet fare mire që këtu nuk prodhohet kallam sheqeri dhe nuk ekziston asnjë fabrikë e liçensuar për ambalazhim?”, pyet me shqetësim Refiku.
Për të, kjo situatë duhet të marrë fund, pasi konsumatori nuk ndihet i sigurtë për ç’konsumon.
Blerta Qiqi, mësuese në asistencë, thotë se qysh kur është bërë nënë të gjitha ushqimet i blenë në Janinë (Greqi), pasi, sipas saj, atje mbrojta e konsumatorit është primare.
Ajo tregon se produktet janë të ndara, ruhet në kushtet figoriferike, si dhe të çertifikuara nga Drejtoria Rajonale për Mbrojtjen e Konsumatorit (DRMK).
“Në Greqi çdo ushqim që del në treg regjistrohet online pranë DRMK nga shitësit me shumicë”, thotë Blerta, duke shtuar kjo praktikë bëhet për të gjetur në “vrimë të miut” mallin që mund të rezultoi e dëmshme për shëndetin e konsumatorit.
Burimet zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në qarkun e Gjirokastrës, pohojnë se gjatë 15 viteve të fundit në doganën e Kakavijes shumë tregëtarë të vegjël fusin ushqime kontrabandë, si vaj ulliri, sallam, sheqer, qumësht etj, të cilat më pas i sheshin në tregut vendas.
“Është tregëti e paligjshme, pasi malli nuk është i liçensuar. Jemi përpjekur t’a frenojmë, por kemi dështuar”, shprehet Odise G., teknolog, ndërsa nënvizon se me liberalizimin e vizave, kjo tregti ilegale do të marrë fund.
“Shitësit ende nuk e kanë kuptuar se konsumatori është mbret i tregëtisë. Kur ta marrin vesh një fakt të tillë do të jetë tepër vonë, pasi blerësi nuk të fal, por të falimenton”, përfundon Odiseja.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s