Reportazh / Tragjedia në Fratar: Banorët rrëfejnë aksidentin

Nga Telnis Skuqi
BALLSH – Myqerem Aliaj nga fshati Ziaj, babai i gjashtë fëmijëve të rritur, nuk e kishte menduar kurrë që mbrëmjen e 8 nëntorit 2010, në orën 20:30, në moshën 60 vjeç të përjetonte një aksident tragjik, me 9 viktima e 38 të plagosur. Ai thotë se drejtuesi i autobuzit me targa greke INB 9900, mund ta kishte shmanguar aksidentin, pasi, sipas tij, segmenti rrugor është i asfaltuar, i gjerë dhe nuk paraqet rrezikshmëri për automjetet.
“Nuk kam fjalë ta përshkuaj gjëmën. Tragjedi e rëndë, shumë e rëndë”, shprehet Aliaj, duke shtuar se ky është aksident me përmasa të tilla që nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë zonë.
Aliaj tregon se ndërhyrja energjike e policisë, mjekëve dhe banorëve uli ndjeshëm numrin e viktimave.
“Një pasagjer ka shpëtuar mrekullisht falë këmbënguljes së banorëve dhe policisë rrugore, të cilët me mish dhe shpirt e nxorrën nga “rrënojat” djaloshin”, pohon Aliaj.
“Bëmë çfarë ishte e mundur për të mos lënë asnjë pasagjer tjetër të humbte jetën”, shton ai.
Aliaj rrëfen momentin tragjik, ku autobuzi që udhëtonte nga Tirana në Athinë (Greqi) u përmbys befasisht dhe përfundoi 100 metra, në një arrë.
“Në momentin e rrokullisjes nuk dëgjuan asnjë zhurmë. Binte shi pa pushim. Ishin ulërimat e pasagjerëve të plagosur që na tërhoqën vëmendjen”, tregon Aliaj, ndërsa nënvizon se brenda pesë minutash u grumbulluan mbi tridhjetë bashkëfshatarë.
Në momentin e parë jam hutuar, vijon Aliaj, por më pas mblodha veten, ndeza zetorin dhe mbërrita pak me vonesë për shkak të rrugës.
Elidon Sinani nga Krahësi, 25 vjeç, student, i cili ndjek bisedën thotë se të gjithë pasagjerët ishin të troditur, si dhe të paorientuar nga terreni.
“Më kujtohet një grua e gjakosur që kërkonte të bijën. E thërriste me emër, por fatkëqësish ajo nuk u përgjigj. Më pas humbi ndjenjat”, rrëfen Sinani.
Sinani shpjegon se në ndihmë të operacionit të shpëtimit u aktivizuan dy eskavatorë të fuqishëm, të kompanisë italiane që po ndërton boshtin e jugut Levan-Tepelenë, me gjatë 70 km.
“Këto dy makineri të rënda nxorrën të gjallë shumë pasagjerë nga autobuzi që ishte përmbysur”, sqaron Sinani, duke shtuar se operacioni i shpëtimit përfundoi në orët e para të datës 9 nëntor.
Ndërkaq, sot në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e qarkullimit rrugorë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.
Latif K., ekspert i Njësisë Rajonale për Sigurinë Rrugore, me qendër në Fier, thotë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
“Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i autobuzit, shtetas grek, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën, nuk rezulton i alkolizuar. Në momentin e aksidentit, sistemi i frenimit dhe drejtimit kanë funksionuar”, shprehet Latifi.
Sipas tij, shoferi i autobuzit ka nënvlerësuar rrugën, është shpërqëndruar dhe ka përfunduar poshtë rrugës, i favorizuar dhe nga kushtet e vështira atmosferike.
“Në momentin e aksidentit autobuzi po ecnte me 60 km/orë, një shpejtësi normale, por nuk mund të përcaktojnë saktësisht çfarë ndodhi në të qindat e sekondit”, shpjegon Latifi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s