TRAGJEDIA NË FRATAR / Të aksidentuarit mund të kërkojnë dëmshpërblim

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Udhëtarët e linjës ndërkombëtare Tiranë-Athinë (Greqi), që një javë më parë u aksidentuan me autobus në fshatin Ziaj në komunën Fratar, rreth 20 km larg Ballshit, ku humbën jetën 9 persona dhe 41 u plagosën, mund t’i drejtohen kompanisë që mori përsipër lëvizjen e tyre për të kërkuar dëmshpërblim për dëmin që shkaktoi.Gëzim Hoxha, jurist dhe ekspert në fushën e transportit dhe aksidenteve rrugore, thotë se të aksidentuarit nuk duhet të presin që dikush të trokasë në shtëpi dhe të dorëzojë dëmshpërblimin, por ta kërkojnë duke vajtur vetë tek kompania.
“Shteti nuk nxit njeri të dëmshpërblejë, qytetarët duhet t’a kërkojnë vetë atë nëpërmjet një kërkese të thjeshtë pranë kompanisë së mori përsipër transportin e tyre”, shpjegon Hoxha.
Sipas tij, familjarët e viktimave dhe të plagosurit e aksidentit të Fratarit kanë të drejtë të përfitojnë nga siguracioni i jetës, si dhe t’i kërkojnë dëmshpërblim kompanisë së udhëtarëve.
“Tragjedia nuk u shkaktua nga tërmeti, apo nga forcat e natyrës”, thotë Hoxha. Ai shton se të gjithë të prekurit nga tragjedia e Fratarit duhet t’i drejtohen shoqatës “Në ndihmë të Aksidentuarve dhe të Dëmtuarve në Aksidentet”, me seli në Tiranë, pranë “Zogut të Zi”.
Për të, dëmshpërblimi varion nga 4 mijë euro deri në 180 mijë euro, në varësi të statusit ekonomik, familjar dhe moshës.
“Nëqoftëse një biznesmen humb jetën aksidentalisht nga një palë e tretë, atëherë ai përfiton më shumë se sa një kryefamiljar me tre fëmijë”, sqaron Hoxha, që nënkupton se “faji dënohet, ndërsa gabimi dëmshpërblehet”.
“Nuk dua të paragjykoj shkakun e tragjedisë së Fratarit, por është fakt që kompania e transportit publik aksidentalisht gaboi gjatë udhëtimit, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 41 të plagosurit. Të gjithë të prekurit duhet të përfitojnë dëmshpërblim moral dhe fizik”, specifikon Hoxha.
Megjithatë, ky aksident nuk i ka stepur emigrantët shqiptarë në Greqi të zgjedhin si linjë të sigurtë autobuzat.
Irena Gjoka, 35 vjeç, emigrante prej 17 vjetësh në Athinë, thotë se personalisht udhëton shpesh herë në drejtim të vendlindjes, në Durrës, por asnjëherë nuk e ka “tradhëtuar” linjën e autobuzave.
“Nuk kam frikë. Deri tani nuk më ka ndodhur asnjë rast që të rrezikohemi për fajn e drejtuesit të mjetit”, thotë Irena.
Kujtim Hoxha nga Elbasani, emigrant, babai i tre fëmijëve, mendon se autobuzët në përgjithësi janë të sigurt, por rruga ka ndikimin e saj.
“Segmenti i rrugës Ballsh-Tepelenë është i mjerueshëm. Nuk ka sinjalistika horizontale dhe vertikale, ndërsa policia rrugore është e prirur vetëm për gjoba dhe jo për parandalimin e aksidenteve”, shprehet Kujtimi, shofer profesionist.
Sipas tij, transporti publik është i sigurt, por aksidentet rrugore shkaktohen nga tre faktorë: gabim njerëzor, defekt teknik, si dhe nga bisedat telefonike të shoferave në timon.
“Bisedat telefonike në timon duhet eleminuar plotësisht, si dhe të ndërshkohen rëndë nga policia rrugore kundravajtësit”, specifikon Hoxha, ndërsa nënvizon se zakonisht aksidentet e rënda ndodhin në rrugë të asfaltura dhe jo në të këqija.
Areti Komata, zv/presidentja e agjencisë së linjës ndërkombëtare të udhëtareve “Euro Interlines”, tregon se gjatë administrimit të këtij biznesi shumëvjeçar, nuk është shënuar asnjë incident ku mund të rrezikohet jeta e udhëtarëve.
“Ne kemi nje rregullore të brendëshme për shoferët. Nëse konstatojnë se drejtuesi i autobuzit flet në telefon, ose bisedon me pasagjerët gjatë udhëtimit, pushohet menjëherë nga puna”, shprehet Komata, duke shtuar se asnjë autobuz nuk niset për udhëtim pa u kontrolluar më parë teknikisht, ku përpilohet një proçes-verbal më nënshkrimin e kryeshoferit dhe kontrollorit. “Kush vepron në të kundërt ndëshkohet. “Rregullorja është e qartë për të gjithë shoferët e fimrës”, shton ajo.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s