Reportazh / Kakavije: Porta ku shqiptarët së shpejti mund të udhëtojnë pa viza

Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJE – Në vitin 1998, në moshë fare të re Kliton Ziu nga Tirana u “arratis” nga kufiri, la pas dy prindër, një vëlla dhe një motër të vogël dhe jetoi si klandestin 8 vjet në Greqi. Ai kujton se një vit pas trazirave të 1997, shqiptarët nuk kishin mundësi të udhëtonin lirshëm në Europë dhe si rrugës shpëtimi ia mbathin malit.
Aktualisht, Klitoni ka hapur një biznes në kryeqytet, jeton mirë dhe udhëton në hapësirën Shengen pa asnjë problem.
“Vitet e fundit jam habitur nga cilësia e shërbimit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes”, thotë Klitoni, ndërsa tregon se 7 vjet më parë, u “masakrua” nga xhepat, hoqi të zezat e ullirit dhe u detyrua të paguante dhe “taksë” tek punonjësit të kufirit.
Për të, tashmë kjo histori ka marrë fund, pasi, siç thotë ai “në kohën moderne nuk punohet me lopata të vjetra”.
Një ditë më parë, Klitoni ishte tranzit në Kakavije, vulosi pasaportën biometrike dhe u nis drejt Greqisë për arsyje pune. “Shume pak qëndrova në sportel, pasi sistemi kompjuteri TIMS (Sistemi Total i Kontrollit të Informacionit) është shumë i shpejt”, pohon Klitoni, 35 vjeç.
Sipas tij, në Kakavije është vendosur pika mbi “i”, trau nuk ekziston më, ndërsa territori është ndarë përfundimsiht me kangjella nga objektet e tjera.
Gentian Mullai, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, thotë se në Kakavije disiplina dhe korrektësia është forcuar, vija kufitare është “blinduar”, kladestinët nuk shfaqen më, por është rritur numri i deportivëve.
Sipas tij, prej disa muajsh një trajtim ndryshe gjejnë gjithë personat që kapen nga policia fqinje.
“Ushqim, ndihmë mjekësore, udhëtim falas për në zonat e tyre dhe rekomadim për në zyrat e punës, në shkëmbim të heqjes dorë nga klandestini. Kjo është sjellja europiane në stacionin kufitar të Kakavije ndaj të kthyerve nga polica greke”, pohon Mullai.
Kategorizimi i deportivëve, vijon zëdhënësi i policisë, kryhet shumë shpejt për të diferencuar persona në kërkim. “Ka ikur koha kur ata shiheshin dhe trajtoheshin si thyes të kufirit”, nënvizon Mullai, ndërsa shpjegon se deportivëve u jepet çdo sqarim për t’u pajisur me pasaportë biometike dhe për t’u bërë përfitues nga heqja e vizave në zonën Shengen. “Kjo sjellje e re është një standard europian që po aplikohet qysh prej muaj korrik”, shton ai.
Mullai thekson se tashmë kladestinët nuk mund të bëjnë “luftë me mullinjtë e erës”, të marrin përsipër rreziqet e rrugës, si dhe të bëhen preh e trafikantëve, ashtu siç ka ndodhur më parë.
“Hajduti nuk hyn kurrë nga dritarja, nëse e gjen derën hapur”, thotë Mullai, duke nënkuptuar se 10 ditë përpara Krishtlinjdes, shqiptarët mund të udhëtoj pa viza në Europë, pa u përpjekur t’i drejtohen malit.
Ai bën të ditur se policia kufitare do të ketë shumë punë në vijën e gjelbërt me pak njerëz. “Aksionet e policisë kufitare do të vijojnë për të goditur çdo rast të mundshëm të trafikimit të qënieve njerëzore dhe lëndëve narkotike”, siguron Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s