Reportazh / “Bllokadë” greke në Kakavije

Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJE – Nikolla Rama nga Shkodra, 64 vjeç, ka pasur fatin i pari te shkelë dhe te kthehet sot mbrapsht nga dogana greke ne Kakavije, rreth 30 km larg Gjirokastres.Këtë “privilegj” e patën dhe 10 udhëtarë te tjere, të cilet ngecën në postobllokuan e fundit.
“Policia greke nxori si preteks për lëvizjen pa viza, mungesën e siguracionit shëndetësor, i cili nuk ishte veçse një justifikim”, thotë Rama, duke shtuar se autoritetet nuk nguruan të kërkojnë edhe dokumenta të tjera, të ngjashme me kerkesat e ambasadave dhe konsullatave ku pajisen me vize të zakonshme.
Sipas tij, autoritetet doganore greke në Kakavije ishin të papërgatitur nga liberalizimi i vizave. Për të, kjo situatë është e paprecedente, pasi një muaj më parë ministri i Brendshëm i Greqise ka votuar në Bruksel (Belgjikë) për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
“Në Greqi po udhëtoja me automjetin e time bije, një emigrante e ligjshme prej 19 vjetësh”, tregon ai.
Mevlud Meleqi nga Gjirokastra, emigrant, thotë se nusja e djalit të tij nuk u lejua të udhëtonte drejt Greqise, për t’u bashkuar pas katër vjetësh me bashkëshortin.
“Edhe pse nusja e djalit dispononte pasaportën biometrike, siguracionin shendetësorë, si dhe shumën e lekëve për 30 ditë qendrimi, ajo nuk u lejua”, shprehet Meleqi.
“E ka pritur me padurim këtë dite, por nuk është e thënë që çdo gjë të shkoj vaj”, shton ai.
Ai sqaroi se policët grekë me kapadaillëk i kërkuan gjithashtu bashkëshortes së djalit leje qëndrimin, adresen, si dhe një garanci nga policia lokale, që të gjitha këto dokumente mundësisht origjinale.
“Policët grekë kërkonin dokumenta të panevojshme, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe të parashikuara për lëvizjen e lirë me pasaporta biometrike”, pohon Meleqi.
Gjon Laska nga Lezha, 50 vjeç, saldator, ngeci në “barikadën” e policisë doganore greke.
“Së bashku me time shoqe po udhëtonim për në Athinë drejt fëmijëve, të cilën nuk i kemi takuar prej 5 vitesh”, sqaron Laska, ndërsa thekson se dispononte të gjitha dokumentat që parashikon për lëvizjen në hapësirën Shengen me pasaportë biometrike.
Eduard Caka, drejtori rajonal i kufirit dhe migracionit për qarkun e Gjirokastrës, i cili ndjek bisedën, thotë se kjo situate nuk ka shpjegim ligjor.
“Jemi të befasuar nga qëndrimi i autoriteteve doganore greke dhe shumë i indinjuar”, shprehet Caka.
Më tej, Caka pohon se një javë më parë u oganizua në ambjentet e doganës greke në Kakavije një takim dypalësh, për të koordinuar dhe bashkëpunuar për mbarëvajtjen me lëvizjen e lirë me pasaporta biometrike.
“Gjatë atij takimi autoritetet greke dhanë garanci që gjithçka do të shkonte normaliste dhe pa probleme. Tashmë jam i habitur me këtë qëndrim të palës greke”, deklaron Caka.
“Të jemi realistë, autoritetet greke në Kakavije janë të befasuar nga liberalizimi i vizave për shqiptaret, gjë që kërkon pak kohë që të ambjentohen me një situatë të tillë”, vazhdon ai.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut te Gjirokastrës, pohon se krejt e kundërta ka ndodhur në pikën doganore të “Tre Urrat”, 30 km larg Përmetit.
“Polica doganore greke e “Tre Urrave” në Përmet e ka vlerësuar seriozisht lëvizjen e lirë me pasaporta bimetrike, duke mos krijuar asnjë shqetësim për qytetarët shqiptarë në këtë pikë”, shprehet Mullai, ndërsa thekson se gjatë 10 orëve të para të dites se sotme kanë hyrë në Greqi, me pasaporta biometrike 10 persona nga 100 që kanë tentuar.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s