Reportazh / Gjirokastër, qyteti po i rikthehet normalitetit pas festave të fundvitit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mëngjesin e sotëm qarkullimi në qytetin e Gjirokastrës, sidomos në lagjen “18 shtatori”, ishte rënduar së tepërmi nga automjetet. Skifteri, inspektor i qarkullimit rrugor, thotë se sot mezi ka arritur të disiplinojë qarkullimin në lagjen kryesore të qytetit të gurtë në kushtet e një trafiku të rënduar.
Ai thotë se ndërrimin e viteve e festoi në shtëpi, së bashku me familjen.
“Djali i madh u nis qysh dje në Tiranë, ndërsa vajza në Greqi, për studime”, pohon Skifteri.
Rajmonda Karalliu, punonjëse e bashkisë, thotë se pushimet disaditore të fundvitit përfunduan dhe bashkë me to edhe festat.
Ajo tregon se sivjet në sofrën e ndërrimit të viteve ka pasur në shtëpi të gjithë fëmijët, madje dhe mbesa e nipër.
“Rreth 24 orë më parë të tre fëmijët u larguan në Greqi, pasi atje e kanë ndërtuar jetën”, shprehet Karalliu, teksa po shkonte në punë.
Besnik Nika, specialist kredie pranë filialit të Societe Generale të Gjirokastrës, shprehet se dita e parë e punës për vitin 2011 ka qenë e ngarkuar.
“Shumë klientë të kësaj banke kanë pritur tre ditë për të kryer transferta bankare apo për të marrë qoftë edhe një shërbim nga punonjësit tanë”, shprehet Nika.
“Nuk e ke idenë çfarë ngarkese ka qenë sot”, shton ai, duke nënvizuar se shërbimet bankare tashmë janë bërë pjesë e jetës së çdo qytetari.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, thotë se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka nisur prej ditës së djeshme kthimi i emigrantëve shqiptarë që erdhën në atdhe për të festuar pranë familjeve ndërrimin e viteve.
“Shërbimet kufitare funksionojnë me kohë të plotë dhe deri tani nuk janë regjistruar radhë të gjata”, shprehet Mullai, duke shtuar se gjatë tetë orëve të fundit të ditës së hënë janë rikthyer në Greqi mbi 3 mijë emigrantë, ndërsa 9 sportele në dalje dhe 7 në hyrje janë në dispozicion të tyre.
Për të, problemi më shqetësues për policinë lokale në jug të vendit është qarkullimi në rrugët kombëtare, pasi, sipas tij, emigrantët e nënvlerësojnë Kodin e Qarkullimit Rrugor.
“Katër postoblloqe policie janë ngritur nga rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavije, me gjatësi rreth 110 km. Besoj se këto masa do të minimizojnë aksidentet rrugore”, thotë Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s